Paloka: S’ndryshojmë qendrim për çështjen Suli. Nuk është e vërtetë që Venecia ka rrëzuar PD

Publikuar tek: politike, më 15:35 16-03-2016 Paloka: S’ndryshojmë qendrim për çështjen Suli. Nuk është e vërtetë që Venecia ka rrëzuar PD

“Qëndrimi i grupit parlamentar nuk ka ndonjë ndryshim. Aq ,më tepër që jo vetëm nuk shohim reagim nga mazhoranca por shohim që kryeministri bën krejt të kundërtën e asaj që pritet prej tij dhe që është zbatimi i ligjit, zbatimi i Kushtetutës, por në rradhë të parë ndjekja e disa parimeve morale që i kërkohen jo vetëm nga opozita, jo vetëm nga shoqëria shqiptare por edhe nga ndërkombëtarët. Kemi një qëndrim krejtësisht arrogant të kryeministrit në kundërshtim edhe me vetë ligjin që miratoi për dekrimin​alizimin. E shohim që ata që bëri sikur I nxori nga dritarja si të inkriminuar, po i fut haptas apo fshehtas nga dera”, kështu ka deklaruar për mediat kreu i grupit Parlamentar të PD Edi Paloka lidhur me çështjen e mandatit të deputetit Suli.

Sa i takon krijimit të Byrosë së Hetimit brenda dy javëve, refruar edhe postimit të Berishës në Facebook, Paloka tha:

“Për momentin byroja e hetimit mbetet një çështje që duhej të ishte zgjidhur. Ne prej kohësh kemi deklaruar që duhet që Byroja e Hetimit sipas rekomandimeve të Venecias të kalonte në parlament sa më parë, nuk ka asnjë arsye për t’u vonuar. Sigurisht grupi, nëse kjo çështje do të ngrihet, do ta diskutojë si çështje për tu zgjidhur, jo si kushte. Ne kërkojmë që amazhoranca të zbatojë ligjet që ka miratuar vetë dhe Kushtetutën e vendit”.

I pyetur nëse është e vërtetë që opinioni final i Venecias ka rrëzuar Partinë Demokratike me kërkesat dhe parashtrimet që ka bërë opozita, si edhe për reformën në drejtësi, kreu i Grupit Parlamentar të PD u përgjigj:

“Nëse do të merrnim për të vërtetë këtë do të merrej si e vërtetë fakti që Komisioni i Venecias ka vendosur kapjen politike të institucioneve të drejtësisë shqiptare. Nuk ka asnjë gjë të tillë. Sigurisht, Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandimet e tij finale që përputhen plotësisht me parimet kryesore që ne kemi dhe që Komisioni i Venecias i ka qëndruar që në fillim. Që janë parimet kryesore, jo pikat dhe detajet, sepse ato sigurisht i diskuton Komisioni i Reformës, por parimet kryesore tonat janë, moskapja, moslejimi i kapjes së drejtësisë dhe dialogu politik. Zgjidhja e të gjitha çështjeve politike, kompromisi dhe marrëveshja. Të dyja këto pika Komisioni i Venecias i ka theksuar që në fillim dhe nuk I ka ndryshuar asnjëherë qëndrimet e saj. Ne jemi plotësisht të njëjtë me Komisionin e Venecias dhe do të vazhdojmë të ngulim këmbë që të fillojë sa më shpejt dialogu politik për ti dhënë rrugë edhe Reformës në Drejtësi. Po presim reagimin e palës tjetër e cila duket që nuk  e ka këtë qëndrim”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta pret përfaqësuesit e Investitorëve Maqedoni-Shqipëri-Kosovë: ‘’Ekonomitë tona komplementare, jo konkurrente’’
Nishani thërret në Presidencë Manjanin dhe Llallën »
Article Logic
Execution time: 0.021201133728027
array(1) { ["section"]=> string(96) "paloka-s-ndryshojme-qendrim-per-ceshtjen-suli-nuk-eshte-e-vertete-qe-venecia-ka-rrezuar-pd-35258" }