Paloka akuzon Tahirin si të lidhur me krimin, ministri bën padi

Publikuar tek: politike, më 15:01 23-01-2015 Paloka akuzon Tahirin si të lidhur me krimin, ministri bën padi Edi Paloka

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi ministrin e Brendshëm Sajmir Tahirin për lidhje me krimin e organizuar, por titullari i dikasterit blu e padit për shpifje.


“Tahiri i tregon burgun kujtdo që guxon të kërcënojë Kryeministrin. Kemi rastin e avokatit që përfundoi në qeli pas presionit që i bëri Edi Ramës. Dhe ne nuk jemi aspak kundër kësaj mase, ligji duhet të funksionojë. Por tjetër gjë ndodh në rastin e kërcënuesit të kreu të opozitës. Atij i ofrohen lehtësi dhe mbrojtje, dhe mbrojtja shkon deri atje sa del Ministri i Brendshëm dhe bën avokati për të edhe në studio televizive.Pikëpyetjet që po ngrihen për lidhjet e tij me fabrikën e kokainës e bëjnë gjithashtu nervoz Ministrin.Pikëpyetjet që po ngrihen për faktin se krerët e vërtetë të rrjetit i shpëtuan aksionit të policisë, e bëjnë sërish nervoz ministrin. Na lini të punojmë thotë ministri, se e di ai vetë, kë arreston, kë lë të lirë, kë ndihmon të kërcënojë kreun e opozitës, kujt i hap rrugët e trafikut. Nuk ka për të ardhur asnjë ditë kjo kohë që ju po kërkoni. Për fat qytetarët sot kanë informacion, ka përfaqësues të medias që janë të lirë dhe zëri i tyre dëgjohet”, theksoi Paloka.

Paloka komentoi nervozizmin e Tahirit për kritikat që i bëhen si një fenomen shqetësues.

“Kanë dalë fare hapur në publik, dhe gjithkush e di sot, se Saimir Tahiri është i lidhur me krimin e organizuar, se është mik i Emiliano Shullazit. Sic dihet se sot është e premte, ashtu e dinë qytetarët edhe për këtë kumbari mes tyre, ky është dhe burimi i nervozizmit të Ministrit të Brendshëm”, theksoi Paloka në një deklaratë për mediat nga selia e PD.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke iu referuar deklaratave të ministrit Tahiri në emisionin ‘’Opinion”,. “Ministri i Brendshëm shantazhoi mbrëmë përfaqësuesit e medias dhe të prokurorisë, në një tur telefonatash në dy prej studiove televizive më në zë të vendit, ku debatohej dhe ngrihej shqetësimi për mungesën e rendit dhe të sigurisë në vend. Me tone të larta, skandaloze, të papranueshme Tahiri përsëriti disa herë kërkesën që analistët të rishikonin qëndrimet e tyre e të mos kritikonin, si dhe i dha urdhra politikë përfaqësuesit të prokurorisë, drejtpërdrrejt në sytë e mbarë opinionit. Në këtë sjellje të dyshimtë, si e ndikuar nga efektet e substancave të paligjshme, Ministri i Brendshëm, kaloi disa herë vijën e kuqe, duke treguar mentalitetin e tyre qeverisës, që kujtojnë se kanë të drejtë të urdhërojnë median, prokurorinë, e këdo që nuk mendon njësoj si ata.”, u shpreh Paloka.

Por nuk mungoi reagimi i ministrit Tahiri, që i kërkoi Zyrës Juridike, formulimin e një padie civile dhe penale ndaj deputetit democrat, mbi bazën e shpifjeve. “Ka ardhur koha që Edi Paloka të provojë të kundërtën duke rërffyer para një trupi gjykues dalldisjet e tij publike. Ashtu si ka ardhur koha që shpifje të cilat njollosin personalitetin, dinjitetin dhe punën e të tjerëve, të ndëshkohen sipas ligjit” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Edhe vetë Tahiri reagoi personalisht në profilin e tij në Facebook. "Fatkeqesi e madhe nje opozite kaq e percartur, kaq larg interesit te qytetareve dhe pritshmerise se publikut. Nuk e kemi lluksin te kemi nje opozite kaq vulgare. Megjithate, sfida jone e madhe vazhdon per te modernizuar Policine duke garantuar sherbim cilesor per qytetarin. Te luftojme korrupsionin dhe mediokritetin per te ndertuar Policine e gjenerates se re. Te fitojme besimin e cdo qytetari e te fitojme bashke luften kunder te keqes. Te behemi te gjithe bashke per ta bere Shqiperine vendin e sigurte qe duam" tha Tahiri.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BRUKSEL/Basha: Do hyjmë në zgjedhjet vendore, harta territoriale e papranueshme
Rama takohet me mjekët: Testimi është domosdoshmëri »
Article Logic
Execution time: 0.26126599311829
array(1) { ["section"]=> string(73) "paloka-sajmir-tahiri-i-lidhur-me-krimin-tenton-te-shantazhoje-median-1285" }