Paloka sulmon Leskajn: Konsumove para publike. Leskaj-Palokës: Mos e hap shumë gojën!

Publikuar tek: politike, më 12:55 25-02-2016 Paloka sulmon Leskajn: Konsumove para publike. Leskaj-Palokës: Mos e hap shumë gojën!

Përplasje në Kuvend mes  Edi Palokës dhe Valentina Leskajt. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Paloka sulmon nënkryetaren socialiste  Leskaj duke i thënë se ka  konsumuar para publike. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Leskajt: ‘’Mos e hap shumë gojën!’’, i është kthyer Leskaj-Palokës

“Nuk e mashtroni dot opinionin publik. Kërkesën tuaj e kam kërkuar të shqyrtohet brenda javës. Jemi shumë larg, mos e hap shumë gojën, mos mashtroni opinionin publik.”, tha Leskaj.

FJALA E PLOTË E PALOKËS:

“Jemi në një kohë ku kërkohet që asnjë kriminel të mos shfrytëzojë hapësira rregulloresh për t’u rikthyer në këtë Parlament.

Deputeti Armando Prenga përgjaku oborrin e policisë. Në institucionin e policisë ku viktimat kishin shkuar për të gjetur siguri, mbarë opinioni dhe Europoa u tronditën. Ishte ky deputet që e kishe zgjedhur se të duheshin votat dhe më pas e sule këtu në sallë, me grushta e më rrip, me kanosje. Ky ishte skenari yt Z.Rama dhe e shpërbleve me Lagunën e Patokut dhe për 10 orë urdhërove heshtjen për ta shpëtuar deputetin tënd. Shpike gëzhojën e vjetër që u gjet pas 2 muaj për alibinë e Prengës tënd. Fillimisht e lirove me arrest shtëpie, më pas detyrim paraqitje. Perversitet, përdhunim i drejtësisë, ky e bëri.

Me ata që gjakosin në mes të komisariatit, duke lënë disa të plagosur, janë më të ndershëm. Ti je më i izoluar se kurrë.

Siç ke bërë nga Veriu në Jug, me Bush, Rosh, Bardh, edhe ata që u kapën me drogë. Ne kemi ngritur një kauzë shumë të madhe, dekriminalizimin e politikës. Ndërkohë që duhet ta vëmë atë në punë, ti na sjell këtu plagosjen, gjakderdhjen, armën pa leje.

Makutëria dhe babëzia mund të ketë zvenitur te ti çdo formë, po mos mendo se funksionon kështu me ne. Mbyllet këtu: ose vazhdojmë të ecim me krimin, ose nuk ka më seancë në këtë parlament. Me krimin vazhdo ti, ne qytetarët nuk të ndjekim pas.

Të kalojmë sot vendimin e Kuvendit për zbatimin e dekriminalizmit, kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të deputetetëve Koço Kokëdhima, Rakip Suli e Valentina Leskaj, ose ndryshe Parlament nuk mund të ketë më. Të cilët,  në dhunim të Kushtetutës kanë konsumuar para publike ndërkohë që janë deputetë.

Këto kërkesa nuk janë tekat tona. Të ndalim dhunimin e marrëveshjes.

Ky është çasti i fundit, vlerësoje mirë këtë çast Edi Rama, ke mundësi që njëherë në jetë të marrësh vendimin e drejtë për ata që i quan dele, që i detyron të ikin nga sytë këmbët, ndërkohë që vetë kridhesh në para.

Zgjedhja është e jotja.

Ju sot vendosët që ky parlament të mos zhvillojë më punime normale, përgjegjësia është e juaja. Ne nuk mund të lejojmë që ky parlament të funksionojë si gjasme-parlament.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha do dorëzojë mandatin si deputet në Kuvend? “Këtu është bërë e padurueshme”
Topalli çohet në këmbë, i drejtohet Leskajt: Zonjë, sot nuk ka seancë plenare. Deputetët i bien tavolinave me dorë, Ruçi: Bjerini më fort »
Article Logic
Execution time: 0.024718999862671
array(1) { ["section"]=> string(87) "paloka-sulmon-leskajn-konsumove-para-publike-leskaj-palokes-mos-e-hap-shume-gojen-33500" }