Paloka-Tahirit: Përgjigjiu akuzës së Prokurorit Llalla për bandat e Durrësit që janë të lidhura me zyrtarë të lartë

Publikuar tek: politike, më 13:12 04-02-2016 Paloka-Tahirit: Përgjigjiu akuzës së Prokurorit Llalla për bandat e Durrësit që janë të lidhura me zyrtarë të lartë

Deputeti demokrat Edi Paloka replikon ashpër ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në foltoren e Kuvendit.

Paloka i kërkoi Tahirit t’i japë përgjigje prokurorit të Përgjithshëm të vendit që siç tha ai, ka deklaruar se “bandat në Durrës janë të lidhura me zyrtarë të lartë ndaj nuk i kapim dot”.

“Zotëria i gjoja rendit dhe sigurisë... Jepi përgjigje akuzës së Prokurorit të Përgjithshëm  për ato dy bandat në Durrrës, që tha janë të lidhura me zyrtarë ndaj nuk i kapim dot. Është bërë Durrësi si Kabuli e Shqipëria si Siria.

Kësaj jepi përgjigje ti pastaj hajde na fol përralla këtu. Kjo është akuzë e prokurorit të përgjithshëm”, theksoi Paloka.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046866893768311
array(1) { ["section"]=> string(120) "paloka-tahirit-pergjigjiu-akuzes-se-prokurorit-llalla-per-bandat-e-durresit-qe-jane-te-lidhura-me-zyrtare-te-larte-31718" }