Paloka: Toni u soll nga Gjermania nga një deputet i LSI

Publikuar tek: politike, më 18:37 12-03-2015 Paloka: Toni u soll nga Gjermania nga një deputet i LSI

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka pasi ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen “Doshi”, ka deklaruar se i akuzuar kryesor i kësaj çështjeje, Fatjon Skënderi është sjellë nga Gjermania për të dëshmuar nga një deputet i LSI-së.

Për Palokën, Meta duhej të dorëhiqej për të mos i bërë persion prokurorisë në hetimin e kësaj çështje, e cila siç tha deputeti i PD-së vjen era mafje.

Fatjon Skënderi është akuzuar nga deputeti Tom Doshi si porositësi i vrasjes me kërkesë të kreut të Kuvendit, Ilir Metës.


Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho ka bërë një deklaratë të shkurtër pas dhënies së dëshmisë, ku është shprehur se Prokuroria po vijon me seriozitet punën.

Ai ka mohuar se ka thënë se më parë që në këtë çështje kemi të bëjmë me komplot, por me sajesa. Braho ka refuzuar të flasë më shumë, pasi siç tha ai çdo gjë që ka dorëzuar në Prokurori janë pjesë e sekretit hetimor.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili pasi ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurori, nuk ka pranuar të flasë për mediat.


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me çështjen “Doshi”.

Emri i Palokës është përmendur nga sih-kryeministri Sali Berisha gjatë dëshmisë që ky i fundit dha në Prokurori për këtë çështje. Berisha ka deklaruar përpara prokurorëve se ka qenë Paloka ai që e ka vënë në dijeni 3 muaj më përpara për atentatin e organizuar ndaj Tom Doshit.

Ndërkohë, që në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka mbërritur edhe kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili për të dhënë dëshminë e tij për të njejtën çështje. Vasili ka qenë mjaft aktiv pas bërjes publike të akuzave të Tom Doshit, duke paraqitur materiale të cilat sipas tij tregojnë se kjo histori ështën një trillium.

Edhe kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ka mbërritur gjithashtu pak çaste më parë në Prokurori për të dëshmuar për çështjen “Doshi”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha nga facebook-u: Mirënjohje qytetarëve, mbyllën parlamentin e krimit
Rama ‘kritikon’ Braçen për gjuetinë: Sport i pakuptimtë! »
Article Logic
Execution time: 0.028013944625854
array(1) { ["section"]=> string(59) "paloka-toni-u-soll-nga-gjermania-nga-nje-deputet-i-lsi-5726" }