PAMJE TË RËNDA/ Një burrë vdes mes te ftohtit në Tiranë! Ishte përballë QSUT por askush s’e ndihmoi (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:12 12-01-2019 PAMJE TË RËNDA/ Një burrë vdes mes te ftohtit në Tiranë! Ishte përballë QSUT por askush s’e ndihmoi (VIDEO)

Vetëm disa metra larg urgjencës së QSUT-së ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme një i pastrehë.

Bëhet  fjalë  për 68 vjeçarin Hasan Hykja, i cili vuante nga këmba diabetike.

Mësohet se Hykja kishte kërkuar ndihmë për stresim, por nuk e kishin pranuar me pretendimin se në Qendrat Sociale nuk ka kujdes shëndetsor.

Ai është drejtuar drejt urgjencës, ku nuk e kanë e pranuar për rreth 30 minuta dhe nuk ka dal askush që ta ndihmonte. Këmbënguljes së përsëritur të qytetarëve asnjë prej mjekëve nuk i është përgjigjur. 

68 vjeçari nuk ka përballuar dot sëmundjen dhe të ftohtin e acartë. 

I rrethuar nga disa njerëz, qytetarë dhe një polic që nuk kishin se çfarë t’i bënin për ta ndihmuar, burri ka ndërruar jetë në mënyrën më tragjike të mundshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shi e borë edhe në bregdet, si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme
Gruaja e penduar i kërkon falje bashkëshortit që e çoi në burg »
Article Logic
Execution time: 0.059498071670532
array(1) { ["section"]=> string(110) "pamje-te-renda-nje-burre-vdes-mes-te-ftohtit-ne-tirane-ishte-perballe-qsut-por-askush-s-e-ndihmoi-video-148560" }