Panairi i karrierës në UBT, Ruçi: Mbështetja të shkojë tek fermerët dhe jo sekserët, ka ende mungesa të...

Publikuar tek: aktualitet, më 10:56 13-06-2018 Panairi i karrierës në UBT, Ruçi: Mbështetja të shkojë tek fermerët dhe jo sekserët, ka ende mungesa të... Gramoz Ruci

Në kuadër të panairit të karrierës kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka qenë sot i pranishëm në Universitetin Bujqësor i Tiranës.

Ai vlerësoi të rinjtë për zgjedhje të këtij profesioni, ndërkohë u shpreh se fuqia e diplomave është ende e vogël për tregun.

Gjithashtu Ruçiu tha se sektori i bujqësisë dhe zhvillimi rural kërkojnë mbështetje, ndërsa shtoi se mbështetja të shkojë të fermerët dhe jo sekserët.

“Fragmentarizimi i tokes eshte pengese per zhvillim. Fermeret kane rreth mbi 1 milion prona te ndara. Por ndarja e fermereve nuk favorizon produktivitetin. Ka ende mungesa ne sistemin vadites. Bujqesia dhe zhvillimi rural kerkojne mbeshtetje. Mbeshtetja te shkoje te fermeret, jo sekseret. Kuvendi vitet e fundit ka bërë mjaft ndryshime që mbështesin bujqësinë. Duhet të hedhim më shumë sytë nga tregjet e vendit, nga deti, liqenet, nga peshkatarët. Ju duhet të ndihmoni më shumë ata me profesionist. Fuqia e tregut të diplomave që lëshoni është ende e ulët. Ndaj Kuvendi, qeveria, kryeministri do ju ndihmoj. Unë ju premtoj se do na keni në mbështetje të profesionit tuaj fisnik”, tha Ruçi.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet dibrani, mbante pa leje armë zjarri dhe 3 fishekë (EMRI)
Shembja e Teatrit, Spaho: Rama kupton vetëm 'gjuhën e Kukësit' »
Article Logic
Execution time: 0.014340877532959
array(1) { ["section"]=> string(107) "panairi-i-karrieres-ne-ubt-ruci-mbeshtetja-te-shkoje-tek-fermeret-dhe-jo-sekseret-ka-ende-mungesa-te-124203" }