Panairi i Librit, Flutura AÇKA gjen forcat dhe vjen me një botim të ri poetik

Publikuar tek: kulture-art, më 11:20 05-11-2018 Panairi i Librit, Flutura AÇKA gjen forcat dhe vjen me një botim të ri poetik Kopertina e librit

Shkrimtarja Flutura Açka ka gjetur forcat pas humbjes së madhe të të birit dhe ka vendosur të vijë pranë lexuesit me një botim të ri poetik.

 

Açka do e paraqesë për të gjithë në Panairin e Librit në datat 14-18 nëntor. “Roja i dritës”, titullohet libri i shkrimtares e cila ka publikuar për kënaqësinë e të gjithëve edhe disa vargje.

"Të dashur miq,

"Roja i dritës", vëllimi im i ri poetik, që do ta paraqes për herë të parë në ditët e Panairit të 21-të të Librit në Tiranë, do të jetë një pikëtakimi me ju, me ndjesën edhe për ata që ende nuk kam mundur t'i takoj. Do të jem në stendën e Skanderbeg Books çdo pasdite nga ora 17-20.00. Javë të mbarë", shkruan Açka!

Planeti ngjyrëuji

Tani kemi zbritur në perandorinë e pranimit,
ku portat janë të ngushta,
dhe ne, shndërruar në ajër, hyjmë,
të prekim kudo,
në shpirtin tënd,
ku pafundësia,
për herë të parë na është kufizuar,
nga eternía e mungesës,
që po ndërtohet, 
ngadalë,
pa trajtë,
si amebë makabre,
në shpirtrat tanë,
që të duan,
që të deshën,
e do të t’duan pafund,
dhe do të ndalin këtyre brigjeve,
këtij planeti ngjyrëuji, 
të flasin sy më sy,
me ty.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet Xhanfize Keko, 3 filma të saj udhëtojnë drejt botës
‘Pa libra, mos u q* me të’! Kumbaro ‘çmend’ rrjetin! Pa dashur, bën atë që asnjë fushatë s’ia kishte dalë dot »
Article Logic
Execution time: 0.0041210651397705
array(1) { ["section"]=> string(83) "panairi-i-librit-flutura-acka-gjen-forcat-dhe-vjen-me-nje-botim-te-ri-poetik-140288" }