“Panama Papers”, Berisha: Nuk e njoh Mulletin, mbaj përgjegjësi për fëmijët jo për ish-ministrat

Publikuar tek: politike, më 19:36 06-04-2016 “Panama Papers”, Berisha: Nuk e njoh Mulletin, mbaj përgjegjësi për fëmijët jo për ish-ministrat

Sali Berisha thotë se nuk e ka takuar kurrë Ismail Mulletin, biznesmenin e parë shqiptar të përmendur nga dosja e denoncimeve të Panamasë dhe thotë se ai nuk ka qenë i pranishëm në bisedimet me kompaninë GFI për koncensionin e firmosjes së karburantëve.

Në një bisedë për Top Channel, Berisha thotë se është garant vetëm për familjen, dhe jo ish-ministrat e tij.

***

TCH: Keni patur dijeni se zoti Mulleti është pas Global Fluid International që ka marrë koncesionin e markimit të karburanteve gjatë qeverisjes tuaj, në mars të 2013?

Sali Berisha, ish-kryeministër: Kjo kontratë u firmos me kompaninë kanadeze Global Fluid International dhe një ortak izraelit dhe Gjykata Kushtetuese i ka dhënë kontratës fuqi kushtetuese dhe nëse Global Fluid e ka pranuar këtë kompani, është puna e saj.

TCH: Sot zotëron të gjithë koncesionet, 99 përqind Petrolium Consulting Partners.

Sali Berisha: Po, markimi është kontraktuar.

TCH: Ne po gjurmojmë Ismail Mulletin nëse paraprakisht PD ka patur dijeni për shkak të lidhjeve të hershme me Ismail Mulletin, për lidhje të tij me këtë kompani?

Sali Berisha: Absolutisht asgjë! Ismail Mulleti në dijeninë time nuk ka ekzistuar si aksioner kur Global kishte 75 përqind dhe gjëja më korruptive që mund të bëjë një qeveri është t’u përcaktojë ortakët të huajve. Kurrë nuk është bërë dhe nuk mund të bëhej nga unë. Që në momentin që sugjerohet një ortak, sugjerohet një interes.

TCH: Pra çdo gjë që do të dëgjojmë dhe do të flitet në media, nga kundërshtarët tuaj ndoshta, është e pavërtetë? Ju nuk keni asnjë lidhje me këtë person?

Sali Berisha: Trillim fund e krye. Me kompaninë zero, zero.

TCH: Për pasuritë “offshore”…

Sali Berisha: Çdogjë që gjendet offshore, jo vetëm nga unë, por edhe nga fëmijët e mi është e Sali Berishës, kurrë! Kjo nuk mund të ndodhë.

TCH: Për ministrat s’mund të merrni përgjegjësi?

Sali Berisha: Marr ato përgjegjësi që më takojnë sepse mund të them që edhe për këta nuk mbaj përgjegjësi, por ne kemi standardet tona si familje dhe nuk shkelen asnjëherë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëzimi i helikopterit, Nishani shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave
Reagimi Erjon Braçes: Berisha e shiti Ridvan Boden »
Article Logic
Execution time: 0.020632982254028
array(1) { ["section"]=> string(97) "panama-papers-berisha-nuk-e-njoh-mulletin-mbaj-pergjegjesi-per-femijet-jo-per-ish-ministrat-37003" }