Panariti-Braçes: Nëse do të bëhesh ministër, bujrum, ta lë vendin

Publikuar tek: politike, më 22:16 19-04-2016 Panariti-Braçes: Nëse do të bëhesh ministër, bujrum, ta lë vendin

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i është përgjigjur akuzave të kreut të komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, në lidhje me sistemin e bujqësisë. Panariti tha në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News se nuk e kupton ku e ka hallin Braçe, ndërkohë që nga kryeministri Rama nuk ka asnjë vërejtje.

Ai madje ka deklaruar se nëse Braçe ka ambicie të bëhet ministër dhe kjo merr aprovimin e kryeministrit, ai është i gatshëm t’i lërë vendin.

Pjesë nga intervista:

Panariti: Unë kam qenë shumë i hapur për të sqaruar zotin Braçe dhe kam preferuar që.. është në zgjedhjet e tij që ti bëjë publike, vërejtjet, të kontaktojë kryeministrin. Por do bënte mirë të kalonte nga ministri i Bujqësisë dhe pastaj ti bënte publike.

Nuk ju ka kërkuar shpjegime?

Panariti: Unë i kam kërkuar disa herë edhe ta kontaktoj me telefon nuk kam mundur. E kam ftuar për të diskutuar nuk e ka parë të arsyeshme dhe skam ç’të komentoj më rreth kësaj.

Përsa i përket asistencës rreth fermerit dua të them që 6 agronomë që ka drejtoria e Bujqësisë në Lushnje janë non stop në terren pranë fermerëve pranë serrave, ndërkohë që sistemi i Bujqësisë po i  kalon kompetenca edhe pushtetit lokal. Bashkia e Lushnjes ka 3-fishin e agronomëve nga çka drejtoria e Bujqësisë. Pra problemi i këshillimit të fermerëve nuk mund të jetë ekskluzivitet i 6 agronomëve, por është një sfidë që shkon përtej pushtetit lokal që ka marrë atribute me të drejtë për të administruar problemet e bujqësisë, që do t’i bëjnë me njësitë e bujqësisë që tashmë do të jenë krijuar pranë sektoreve përkatëse në bashkitë respektive.

Bujqit nuk e kanë fajin ka thënë Braçe? Kush e ka fajin?

Panariti: Bujku asnjëherë nuk e ka fajin. Unë nuk e kuptoj ku e ka hallin deputeti Braçe, sinqerisht dua të di ku është shqetësimi i tij? Pse ndodhi një infeksion në Fuzarjozë dhe u bë qameti i madhe?!. Infeksione ndodhin, bujqësia është sektor me risk. Gjithësecili duhet ta dijë se në rast se nuk zbaton një protokoll dhe nuk pyet, mund të shikosh prodhimin që shkatërrohet nga një infektim bakterial.

Kjo ka ndodh për faj të tyre?

Panariti: Këtu përgjegjësia është e përbashkët. Edhe fermeri duhet të konsultohet. Që në momentin kur merr farën dhe fidanin, nëse respketon të gjithë teknologjinë e kultivimit, vaditjen, plerimin në masën e caktuar.

Pse nuk reformoni sistemin e këshillimit që edhe bujqit ta dinë?

Panariti: Pse disa bujq e dinini, spese 3-4% e serrave u prekën dhe 96% të tjera prodhuan dhe eksportuan. Pse ata e dinin? Sepse këta pyetën.

Të ristrukturohet e gjithë ministria e Bujqësisë ishte një tjetër akuzë apo sugjerim e dhënë nga kreu i komisionit të Ekonomisë dhe Financave?

Panariti: Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave është një koncept qeverisës që është vendosur nga mazhoranca aktuale dhe kjo strukturë është ndërtuar mbi bazën e këtij koncepti qeverisës. Sepse në qeverinë e kaluar quheshe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.Ishte një koncept tjetër qeverisës. Ky koalicion pati.. pjesë e koalicionit është edhe zoti Braçe, është koncept qeverisës që është ndërtuar mbi këtë strukturë.  Unë do të thoja që kjo strukturë po funksionon. Nuk e shikoj të arsyeshme të ngrihet problem i ndryshimit të strukturës. Të prishësh një strukturë në mes të mandatit do të thotë të çoroditësh fermerin. Nuk ndërrohen rregullat e lojës kur ka filluar ndeshja.

Si i shpjegoni këto akuza?

Panariti:  Unë nuk e kuptoj këtë histori. Dëshiron zoti Braçe të bëhet  ministër i Bujqësisë, bujrum, pa asnjë lloj problemi, kjo është kompetencë e kryeministrit, unë e lë vendin. Është dicka e rëndë që hamendësimi është që je totalisht jo funksional, që nuk je rezultative, kur të gjithë shifrat flasin për të kundërtën. Unë e kam të vështirë të përceptoj këtë lloj pozicionimi.

Unë komunikoj përditë me kryeministrin dhe nuk kam asnjë vërejtje nga kryeministri. Prandaj e kam ftuar Braçen, le të vijë në zyrën time se është më e ndershme dhe le të thotë që filan strukturë nuk funksionon, apo sektori i bujqësisë po çedon, po shkaktohen dëme, ka rënie të prodhimit dhe kjo pastaj është çështje madhore për ndryshime të mëdha, për largim të ministrit.

Unë me Ramën për bujqësinë takohem dy – tre herë në javë dhe nuk kam vërejtje. Kam pasur çështje që i kam diskutuar haptas dhe kam gjetur gjithë mirëkuptimin dhe mbështetjen e tij, sepse ne funksionojmë ne ekip. Jemi një ekip qeveritar të përbërë nga dy formacione politike, por nuk ka të LSI dhe të PS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-Swoboda: Ballkani Perëndimor plotësim për BE
Flet deputeti Kokëdhima në Kushtetuese: Lash çdo funksion kur u bëra deputet »
Article Logic
Execution time: 0.054175138473511
array(1) { ["section"]=> string(68) "panariti-braces-nese-do-te-behesh-minister-bujrum-ta-le-vendin-38117" }