Panariti: Brenda ditësh rinis tregtimi i mishit

Publikuar tek: ekonomi, më 13:37 07-08-2016 Panariti: Brenda ditësh rinis tregtimi i mishit

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka garantuar se brenda pak ditësh do të rinisë lëvizja e bagëtive nga fermat drejt thertoreve, dhe në një kohë të shkurtër dyqanet e mishit do të ofrojnë shërbim të plotë për qytetarët.

Ai inspektoi një fermë teksa kryhej procesi i vaksinimit në Hamili të  Fierit,  ku tha se jugu i vendit nuk ka asnjë vatër të sëmundjes së gjedhit, ndaj në jug do të rinisë më shpejt tregtimi i mishit të gjedhit.
Për pak ditë do të rinisë në jug lëvizja e bagëtive drejt thertoreve, derisa gradualisht të hiqet i gjithë moratoriumi.
Ka qenë vetë Ministri i Bujqësisë që konfirmoi se pas nisjes së proçesit të vaksinimit, sëmundja e gjedhit po vihet nën kontroll.

“Ne kemi shpëtuar 200 mijë krerë që rrezikoheshin nga kjo sëmundje që do ti nxirrte totalisht jashtë prodhimit dhe besoj mund ta përllogarisni vetë dhe dëmin e madh financiar që do ti shkaktonim ekonomive individuale por edhe ekonomisë kombëtare, që llogaritet rreth 300 milion euro”, tha miniastri Panariti.

Sipas tij, në rast se ne nuk do të kishim bllokuar infeksionin nëpërmjet një kordoni preventiv në Shqipërinë veriore e atë qendrore, infeksioni do të zbriste në jug, do zbriste në Lushnje, në Fier dhe Vlorë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026973009109497
array(1) { ["section"]=> string(52) "panariti-brenda-ditesh-rinis-tregtimi-i-mishit-49024" }