Panariti: Do kërkojmë në buxhetin e 2017-s, shtim të burimeve njerëzore në drejtoritë e bujqësisë

Publikuar tek: ekonomi, më 17:18 03-11-2016 Panariti: Do kërkojmë në buxhetin e 2017-s, shtim të burimeve njerëzore në drejtoritë e bujqësisë

 Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, mblodhi sot 13 drejtorët e Drejtorive të Bujqësisë në rrethe, me të cilët diskutoi për rëndësinë e punës që ata bëjnë, si dhe dëgjoi problematikat e shfaqura prej tyre dhe vështirësitë që hasin, veçanarisht për mungesë të inftastrukturës dhe numrit të ulët të burimeve njerëzore.

Gjatë fjalës hapëse të takimit, ministri Panariti iu tha drejtorëve se, me zhvillimet e sotme të bujqësisë dhe blegtorisë, duhet një ritëm shumë më i lartë.

“Jam koshient për problematikat tuaja mjaft të mëdha”, deklaroi Panariti, gjatë takimit që kishte për qëllim tregimin e vlerës së këtyre drejtorive të bujqësisë dhe zhvillimin e këtij sektori.

“Pa ju dhe pa rolin tuaj, Ministria e Bujqësisë nuk do të kishte kuptim, ndaj dhe për këtë jemi sot këtu, për të diskutuar për punën dhe problematikat që hasim çdo ditë, si dhe vështirësinë tuaj. Jemi këtu, që të flasim për nevojat tuaja, pasi e di që keni mjaft probleme, si në mungesë të theksuar stafesh, si dhe probleme në infrastrukturë”, theksoi Ministri i Bujqësisë, duke shtuar më tej se, “si rezultat i punës tuaj, i Drejtorive të Bujqësisë dhe i politikave të Ministrisë së Bujqësisë, ne sot kemi rritje dhe zhvillim të madh të bujqësisë e blegtorisë”.

Për numrin një të bujqësisë, Panariti, Drejtoritë e Bujqësisë janë faktori vendimtar për bujqësinë në të gjithë vendin, janë katalizatori i problematikave, duke filluar që nga prodhimi, grumbullimi e deri në eksportin e produkteve bujqësore.

Më tej, pasi ka dëgjuar shqetësimet e ngritura nga drejtorët e Drejtorive të Bujqësisë, Ministri Panariti theksoi se, do t’i kërkojë Ministrisë së Financave, për projektbuxhetin e vitit 2017, shtim të organikës së Drejtorive të Bujqësisë, pasi është i domosdoshëm shtimi i numrit të specialistëve në të 13 drejtoritë e bujqësisë, “pasi këto drejtori janë të pazëvendësushme për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

Dy prej drejtorëve rajonalë, ai i Bujqësisë në Lushnjë dhe ai i Korçës, si dy prej drejtorive që mbartin problematika të mëdha dhe në territoret e tyre ka një zhvillim të madh të bujqësisë dhe blegtotisë,  treguan me shifra punën e përditshme me një numër minimal njerëzish. Vetëm në Lushnjë, Drejtoria e Bujqësisë ka 4 veterinerë dhe 7 agronomë, ndërkohë që ky rreth ka 23 ferma, si dhe 29 mijë kokë gjedh dhe mbi 80 mijë të imëta, pa llogatirur këtu punën që kryhet gjatë grumbullimit dhe përgatitjes për eksport të produkteve bujqësore, ku në shumicën e rasteve janë 40 trajlera që nisen për eksport dhe i gjithë kontrolli dhe certifikatat fito-sanirare lëshohen po ka ky numër kaq i vogël specialistësh.

Ndërsa Korça, ka 4200 fermerë, ka 84 mijë bagëti të imëta dhe 43 mijë gjedh, ndërsa personeli i Drejtorisë së Bujqësisë ka 19 veterinerë dhe një numër të vogël agronomësh.

Ndërkohë, Drejtoriët e Bujqësisë në rrethe shprehen dhe indinjatën e tyre në lidhje me vlerëimet e bëra nga Kryeministri Rama.

Ata i kërkuan Ministrit Panariti që t’ju mundësojë një takim me kryeministrin, ku secili prej tyre t’ju spjegojë punën që bën.

“Duam të vendosim në vend dinjitetin tonë. Jemi profesionistë në fushat tona, me eksperiencë shumëvjeçare dhe jemi ne që përballemi me të gjithë punën dhe problematikat në terren. Puna jonë kalon pa u vlerësuar dhe iu njihet si meritë institucioneve tjera”, u shprehën Drejtororët e Drejtorive të Bujqësisë.

Me tej, gjatë diskutimit, Ministri Panriti foli edhe në lidhje me problematikat e tregjeve të kafshëve të gjalla, sidomos duke vënë theksin tek ai i Milotit dhe Rrogozhinës. “Përgjegjësi e jauaj dhe jona është garantimi i sigurisë ushqimore, e cila nis që nga lëvizja e kafsahëve. Megjithëse kemi tentuar shumë herë, kemi komunikuar me njësitë vendore, iu kemi dërguar shkresa bashkivve, i kemi gjobitur, situata është e njëjtë.

Ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë këto tregje në këto kushte dhe nëse nuk ka reagim të menjëhershëm, jemi të detyruar të pezullojmë aktivitetin e tyre. Do të vendosim afate, pasi nuk mund të vazhdohet më kështu. Për mua s’ka gjë më të shenjtë se siguria e konsumatorit.

 Por, nëse kjo gjëndje nuk ndryshon, ne nuk jemi në rrugën e duhur dhe unë nuk mund ta lejoj këtë”, deklaroi Panariti, duke thënë se, “një treg i tregtimit të kafshëve të gjalla, duhet të jetë më parametrat e atij që përuruam dje në Laknas, që i shërben tri prej bashkive të qarkut Tirane, do të ftojmë edhe bashkinë Durrës për t’u bërë pjesë e tij, treg ky, brenda të cilit kryhet gjithë cikli i mbyllur i garantimit të sigurisë ushqimore, duke nisur që nga lëvizja e kafshëve, e deri në thertoren e tregut dhe pikat e ftohjes po aty”.

Takimi i mbyll me kërkesa të tjera të domosdoshme nga Drejtorët e Drejtorive të Bujqësisë, të cilët shprehën si nevojë emergjente edhe trajnimet e herëpashershme të stafeve teknike e specialstëve.

     

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070040225982666
array(1) { ["section"]=> string(101) "panariti-do-kerkojme-ne-buxhetin-e-2017-s-shtim-te-burimeve-njerezore-ne-drejtorite-e-bujqesise-58321" }