Panariti: Do kompesohen fermerët e dëmtuar nga sëmundja e gjedhit

Publikuar tek: ekonomi, më 14:49 16-08-2016 Panariti: Do kompesohen fermerët e dëmtuar nga sëmundja e gjedhit

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një intervistë për median tha se treguesit e sëmundjes që kanë prekur gjedhët në sektorin e blegtorisë, janë përmirësuar pas vaksinimit të kafshëve.

Shërbimi veterinar po bën vlerësimin e dëmeve në bagëti me qëllim kompensimin e fermerëve me krerë lopë.

Ai theksoi se shqetësimi për momentin është që kafshët e infektuara të asgjësohen, groposen, të fillojë dezinfektimi i fermave të prekura dhe të monitorohet imuniteti në brezat parandalues që ne kemi vendosur rreth zonave të infektuara për të parandaluar shtrirjen e infeksionit në Shqipërinë Perëndimore dhe atë Jugore.

Prej 10 ditësh ka nisur vaksinimi i kafshëve në të gjithë vendin dhe ka nisur të konsolidohet gradualisht edhe imuniteti dhe kjo monitorohet nga shërbimi veterinar. Në funksion të kësaj, fillon gradualisht edhe lehtësimi i masave shtrënguese.

Dje Panariti urdhëroi fillimin e lëvizjes së kontrolluar të bagëtive të imta nga fermat drejt thertoreve, pas urdhrit, në fillim të muajit gusht, për ndalimin e lëvizjes së bagëtive për shkak të sëmundjes së dermatozës nodulare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021509885787964
array(1) { ["section"]=> string(70) "panariti-do-kompesohen-fermeret-e-demtuar-nga-semundja-e-gjedhit-49903" }