Panariti: Eksportet bujqësore u rritën me 30%

Publikuar tek: ekonomi, më 21:07 13-04-2016 Panariti: Eksportet bujqësore u rritën me 30%

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panarit, nëpërmjet një prononcimi për medit bën të ditur se është jane rritur përkatësisht me 30 dhe 31% më shumë se një vit më parë eksportet bujqësore dhe ato blegtorale, jane rritur me 15% eksportet nga industria e përpunimit të prodhimeve bujqësore. Sigurohen rreth 4 miliardë lekë më shumë të ardhura nga eksportet në krahasim me një vit më parë.

Ministria e Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave bën publike të dhenat zyrtare në miliarde leke te eksporteve bujqësore për vitin 2015 të krahasuar me 2014. Të dhënat iu referohen pikave doganore dhe janë të përllogaritura si ton prodhim x çmimin e references për njesi peshe.

Ne vijim të deklaratës së ministrit Panariti, theksohet se “Bujqësia rriti kontributin e saj ne ekonominë kombëtare duke siguruar vetem nga eksportet rreth 4 miliardë leke më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, ministria e Bujqësise bën publike edhe të dhënat e eksporteve bujqësore për tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e viti 2015.  Eksportet bujqësore për këtë periudhë janë 1 miliard e 600 milione lekë, krahasuar me 1 miliard e 290 milion lekë një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 23,5%. Një rritje të ndjeshme kanë shënuar eksportet blegtorale duke kapur shifrën e 1 miliard e 48 milion lekëve, krahasuar me rreth 600 milione lekë nje vit më pare e duke shënuar një rritje prej 75%.”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029254913330078
array(1) { ["section"]=> string(49) "panariti-eksportet-bujqesore-u-rriten-me-30-37628" }