Panariti: Formalizimi i tregjeve të kafshëve të gjalla tepër i rëndësishëm

Publikuar tek: ekonomi, më 15:55 10-10-2016 Panariti: Formalizimi i tregjeve të kafshëve të gjalla tepër i rëndësishëm

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, gjatë vizitës sot në një kantinë vere në Mamurras dhe një thertore në rrethin e Lezhës theksoi se formalizimi i tregjeve të kafshëve të gjalla tepër i rëndësishëm

Gjatë vizitës në kantinën e verës “Jahja” në Mamurras, mininistri Panariti deklaroi se, janë plot 16 hektarë tokë të kthyera në produktive e të shndërruara në vreshtë, ndërkohë që fermerët shqiptarë kanë filluar të plotësojnë “ciklin e mbyllur”, prodhim-përpunim.

“Duhet të inkurajojmë prodhimet e markës, të cilat lidhen me një vend gjeografikisht të caktuar. Falas iniciativës së sipërmarrësit, nga një tokë që ishte djerr, tashmë kemi një vreshtë model, e cila kultivon varietetet më të përzgjedhura e mirënjohura dhe ajo që më tërhoqi vëmendjen është se, në 14 hektarë të shndërruara në vresht, çdo hektar ka një varietet, gjë që bën që, edhe prodhimi të jetë unikal.

Ajo që dëshiroj të theksoj, është dëshira e kantinës, e sipërmarrësit, për të zgjeruar aktivitetin. Kjo zonë ka nevojë që, përveç 14 hektarëve që i ka në prodhim, sipërmarrësi ka dëshirë t’ju japë perspektivë edhe 80 hektarëve që kultivohen nga fermerët e zonës, duke iu garantuar blerjen e prodhimit. Por, për këtë ka nevojë për zgjerim aktiviteti.

Kreu i Bujqësisë, më pas vizitoi thertoren “Mnela” në Lezhë, ku deklaroi se, “duhen formalizuar tregjet e kafshëve të gjalla”.  “Vetëm gjurmueshmëria garanton klontroll dhe cilësi. Ne duhet të rrisim kapacitetet e përpunimit të mishit brenda vendit”, theksoi Ministri i Bujqësisë.

Duke rikutjtuar përgjegjësinë e pushtetit vendor për tregjet, ministri Parariti deklaroi se, “tregun e ka bashkia dhe unë iu kam kërkuar kryetarëve të tyre, që osë t’i mbajnë tregjet siç duhet, ose t’i mbyllin. Tregu duhet të jetë i përshtatshëm, me hapsira e kushte”. Duke bashkëbiseduar me investitorët e thertores “Mnela”, Panariti vuri theksin sërish mbi tregun e Milotit.

Ndërsa stabilimenti i therjes së kafshëve “Mnela”, është ndërtim i viteve të fundit me vlerë investimi 1.2 milion dollarë dhe me standarde  evropiane të  transportit, therjes, ruajtjes  dhe përpunimit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01937198638916
array(1) { ["section"]=> string(79) "panariti-formalizimi-i-tregjeve-te-kafsheve-te-gjalla-teper-i-rendesishem-55695" }