Panariti i përgjigjet ‘rrufeshëm’ Ballës: Nuk ka kontratë të lidhur me trafikantin Balili

Publikuar tek: barometri, më 08:34 25-09-2018 Panariti i përgjigjet ‘rrufeshëm’ Ballës: Nuk ka kontratë të lidhur me trafikantin Balili

“Nuk ka kontratë të lidhur as nga Ministria e Bujqesisë dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili... zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim...lehtesisht i verifikueshëm dhe i hetueshëm...“.

 

Kështu i përgjigjet ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i cili e akuzoi nga foltorja se ka firmosur kontratë me Klemend Balilin.

REPLIKAT:

Balla nga Foltorja: Jo të gjitha tokat e dhëna me qera sot janë në shfrytëzim. Përkundrazi kemi një kontratë të firmosur nga z. Panariti me familjen Balili që ende nuk ka marë zgjidhjen e duhur për shkak se kontrata është qepur aq mirë, por  mendoj që ligji duhet të jetë i fortë edhe në këtë rast. Nuk mund nga njëra anë balilajve tu sekuestrohet hoteli dhe nga krahu  tjetër 90 hektarë tokë të mara me  qera po nga shteti të mos kemi mundësi tja sekuestrojmë. Edmond Panariti ish-ministri i Bujqësisë i LSI-së ka firmosur atë kontratë. Por kjo nuk mund të jetë sot e vlesfshme nëse ne nuk gjejmë hapsirat ligjore që atë kontratë ta bëjmë të pa vlefshme, sepse nuk është në emër të kërkuarit, është në emër të vllait. Kjo e bën  qesharake tërë këtë opozitën turistike e cila edhe sot nuk gjeti mundësi që të ishte në sallën e Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar për një çështje reale sikurse janë problemet në fshat, tokave  bujqësore, por vijoi turin e radhës në hotelin turistik të radhës.

Panariti në facebook:

Nuk ka kontrate te lidhur as nga Ministria e Bujqesise dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili... zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim...lehtesisht i verifikueshem dhe i hetueshem... Keni nje vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e deshtimit spektakolar te Bujqesise, ne vitin tuaj te tepsise!! Për here të parë në vitin 2018, pas nente vitesh, eksportet bujqesore rane me - 5,5% pas një rritje dy shifrore për kater vite me radhe.Ndersa Importet bujqesore në vitin e tepsise u rriten me 11%. Kete nuk e them unë, por Instat i juaj. Ndersa ju shpalosni sot në Kuvendin e genjeshtrave rritje imagjinare me 70% të bujqësisë aritmetika është më e forte se propaganda dhe ajo ju nxjerr me MINUS dhe madje me germa kapitale

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037232160568237
array(1) { ["section"]=> string(93) "panariti-i-pergjigjet-rrufeshem-balles-nuk-ka-kontrate-te-lidhur-me-trafikantin-balili-135512" }