Panariti: Jemi në fillimin e transformimit të madh të prodhimit bujqësor e blegtoral, të prirur drejt prodhimit biologjik

Publikuar tek: ekonomi, më 16:13 13-12-2016 Panariti: Jemi në fillimin e transformimit të madh të prodhimit bujqësor e blegtoral, të prirur drejt prodhimit biologjik

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, mori pjesë sot në një takim biznes-me-biznes të organizuar në vazhdën e Projektit Rajonal të USAID për Rritjen Ekonomike, “Mbështetje për Përmbushjen e Certifikimeve dhe Standardeve Kryesore në Bujqësi”, aktivitet ku merrte pjesë dhe përfaqësuesja e Misionit të USAID/Albania, Catherine Johnson.

Në aktivitet morrën pjesë agrobiznese të certifikuara dhe disa prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve.

Panariti, gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e certifikimit të agrobizneseve dhe përmbushjes së standardeve, të cilat qeveria e Shqipërisë i konsideron thelbësore. Në vitin 2016, 17 fermerë shqiptarë, përpunues ushqimi dhe agrobiznese morrën çertifikatat GlobalGap, HACCP dhe ISO përmes këtij projekti të USAID zbatuar nga CBS.

 “Ky aktivitet bzines-me-biznes që bashkon kompani, agrobiznese të certifikuara dhe përfaqësuesit e rrjeteve kryesore të supermarketeve në Shqipëri, është shumë i rëndësishëm sepse këto çertifikime çelin mundësinë e hyrjes së produkteve të markës shqiptare, jo vetëm në rrjetet e supermarketeve shqiptare, por edhe në tregje të reja. Qëllimi ynëështë që të pakësojmë importin e produkteve bujqësore dhe të promovojnë prodhimet vendase,” tha ministri Panariti.

“Kur flasim për sigurinë e produkteve që konsumojmë, pjesa më e madhe e konsumatorëve kanë dyshime e shpesh herë blejnë pa qenë të sigurt për cilësinë. Certefikimi  i agrobiznesve është një hap drejt ofrimit të produkteve më të sigurta, pavarësisht se vështirësia më e madhe në kontroll haset në tregjet e hapura. Pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar nga USAID dhe CBS, “Fuqizimi i Tregtisë për Agrobizneset e Çertefikuara”, Ministri i Bujqësië, Edmond Panaririti, certefikimi i shërben ofrimit të standardeve dhe rritjes së konkurrueshmërisë”, vijoi më tej Ministri Panariti, sipas të cilit, “është e rëndësishme që të kemi këto certefikata në mënyrë që puna e mirë që ju bëni të mos vihet në rrezik. Kjo është një mënyrë për ta çuar Shqipërinë një hap më tej sa i përket prodhimeve bujqësore që ju kultivoni”.

Sipas Ministrit të Bujqësisë, për eksportuesit, siguria e produkteve është maksimale pasi vendbet e BE-së nuk mund të pranojnë produkte jashtë standardit. “Certifikimi i bizneseve, është pikërisht ajo që kerkohet, që produktet tona të arrijnë standarde. Ne jemi në fillimin e transformimit të madh të prodhimit bujqësor dhe blegtoral dhe jemi të prirur drejt prodhimit biologjik, i cili ka nevoje edhe për certifikim”, theksoi ministri i Bujqësisë.

pan.jpg

p.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071368217468262
array(1) { ["section"]=> string(125) "panariti-jemi-ne-fillimin-e-transformimit-te-madh-te-prodhimit-bujqesor-e-blegtoral-te-prirur-drejt-prodhimit-biologjik-62524" }