Panariti ka vërejtje për buxhetin e Bujqësisë, dhe jep shifrat e eksporteve të rritura për prodhimet “Made in Albania”

Publikuar tek: ekonomi, më 14:20 05-12-2016 Panariti ka vërejtje për buxhetin e Bujqësisë, dhe jep shifrat e eksporteve të rritura për prodhimet “Made in Albania” Ministri Edmond Panariti mengjes pune per te prezantuar \"Muajt e Bujqesise shqiptare\"

“Muajt e Bujqësisë shqiptare”, nisma e veçantë e Ministrisë së Bujqësisë, u hap mëngjesin e sotëm me një mëngjes pune të Ministrit Edmond Panariti me disa nga gazetarët e mediave në vend, për të qartësuar domethënien  e kësaj nisme, por edhe për të shkembyer mendime sesi mund të shkojnë tek opinioni publik të gjitha informacionet që dalin nga ky dikaster. 

Ministri Panariti ka shumë për të thënë të paktën për 9-mujorin e parë të këtij viti për bujqësinë shqiptare Made in Albania, dhe eksportet që sipas tij janë rritur ndjeshëm, raporton newsbomb.al.

“Në 9 muajt e parë, kemi pasur dyfishim të eksportit të frutave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; 60 përqind më shumë eksport të perimeve të freskëta; 35 përqind më shumë eksport të bimëve medicinale e aromatike; ka pasur rritje të dukshme të eksportit të peshkut; dyfishimin e eksportit të vezëve duke përfshirë edhe ato vezë të kategorisë A, që janë vezët e freskëta” tha Panariti për gazetarët.

Ministri sqaroi Bursen Bujqësore, një ide, që në fakt nuk duhet të jetë e ministrisë së Bujqësisë, por që është përkrahur sipas tij nga Financat dhe ministria e Ekonomisë. “Nëse do të arrijmë dicka të tillë, do të kemi një sukses në kohë të shkurtër”.

Edhe pse Ministria që drejton nuk ka pasur rritje të buxhetit 2017 që në fakt do ta donte meqënëse Bujqësia shpallet prioritet sipas qeverisë, ministri thotë se pret mbështetje financiare nga institucione të tjera të shtetit dhe ka hyrë në kontakt me Bankat për të kredituar bujqësinë. “Janë 70 projekte gati që presim financimin. Por jemi në diskutim me bankat për interesat që duhet të aplikohen dhe vitet e kreditimit. Bankat kërkojnë periudha 5 vjecare, por në bujqësi të paktën duhen 10 vjet për kreditë” argumenton Panariti, raporton newsbomb.al.

Ndërkaq, shumë shpejt sipas ministrit do të vendosen edhe rregullat për çmimet e referencës në Bujqësi. “Ndoshta jemi ndër të vetmet vende në Evropë që nuk i kemi” thotë ai.

Ministria e Bujqësisë ka vendosur të dalë në terren. Këshillimi për fermerët dhe blegtorët, sipas një harte të përcaktuar për t’I orientuar drejt produkteve që kërkon tregu evropian dhe më gjerë, do të jetë motoja kryesore e punës informuese të këtij dikasteri. 

panariti2

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12292003631592
array(1) { ["section"]=> string(121) "panariti-ka-verejtje-per-buxhetin-e-bujqesise-dhe-jep-shifrat-e-eksporteve-te-rritura-per-prodhimet-made-in-albania-61651" }