Panariti: Mbulojmë 70 % të tregut në SHBA me sherebelën

Publikuar tek: ekonomi, më 15:35 26-05-2016 Panariti: Mbulojmë 70 % të tregut në SHBA me sherebelën

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, u shpreh të enjten se, bimët aromatike, mjekësore përbëjnë sektorin pararojë të eksporteve shqiptare.

I pranishëm në Kongresin Kombëtar të Industrisë së Bimëve Aromatike dhe Mjekësore, që zhvilloi punimet sot në Tiranë, kreu i Bujqësisë tha se, Sherebela “Made in Albania” zotëron një pjesë të rëndësishme të tregut amerikan dhe sfida është zgjerimi i këtyre eksporteve.

“Shqipëria mbulon 70 % të nevojave të tregut Amerikan për sherebelë. Ndërsa bimët mjekësore shqiptare furnizojnë gjithashtu tregjet franceze, gjermane dhe italiane”-tha Panariti.

Sipas tij, “Shqipëria sot konkuron tregun e eksporteve, me cilësinë e prodhimeve bujqësore. Ndaj duhet të certifikojmë bimët tona si endemike, si marka autentike shqiptare”- theksoi ministri Panariti në fjalën e mbajtur në këtë takim.

Duke folur për masat rigoroze që ka ndërmarrë ministria e Bujqësisë, për kontrollin, sigurinë dhe cilësinë e prodhimeve bujqësore, ministri u shpreh se “analizat për ndotësit duhet të kryhen periodikisht dhe sistematikisht, me qëllim garantimin e cilësisë së këtyre produkteve”.

Bimët mjekësore në Shqipëri rriten kryesisht në Malësi të Madhe, Shkodër, Skrapar, Elbasan, Korçë, Berat, Përmet dhe Durrës. Pjesa veriore e vendit është e njohur për prodhimin e sherebelës me cilësi të lartë, ndërkohë që pjesa qendrore dhe jugore e vendit është e specializuar në prodhimin e rigonit dhe timusit.​

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02704906463623
array(1) { ["section"]=> string(58) "panariti-mbulojme-70-te-tregut-ne-shba-me-sherebelen-41564" }