Panariti në Gjermani takohet me Sekretaren e Shtetit për Bujqësinë: Financim të projekteve për vreshtarinë dhe verërat

Publikuar tek: ekonomi, më 13:49 19-02-2017 Panariti në Gjermani takohet me Sekretaren e Shtetit për Bujqësinë: Financim të projekteve për vreshtarinë dhe verërat

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, gjatë një vizite në Gjermani, mori mbështetje për financime gjermane të projekteve të bujqësisë shqiptare, si dhe ndihma në makineri për fermerët.

Gjatë vizitës në Gjermani, Ministri Panariti u takua dhe bisedoi me Sekretaren e Shtetit të Bujqësisë së landit të Baden Wurtenberg,  Friedlinde Gur-Hirsch dhe deputeten e Bundestagut gjerman, anëtare e Komisionit të Bujqësisë, Kordula Kovaç, për rritjen e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së bujqësisë shqiptare nga pala gjermane.

Me kërkesën e Ministrit shqiptar të Bujqësisë, Z.Panariti, u vendos që pala gjermane do të dërgojë së shpejti, në mbështetje të fermerëve shqiptarë, makineri dhe pajisje teknologjike bujqësore, si dhe do të mbështesë financiarisht projekte në fushën e vreshtarisë dhe verërave.

Gjate vizitës në Gjermani, Ministri Panariti u ftua nga Unioni i Grave të CDU-së së landit Baden Ëurtenberg, për të diskutuar rreth rritjes së përfshirjes së grave në sipërmarrjen bujqësore dhe bashkëpunimin midis organizatave homologe shqiptare me ato gjermane. 

Ministri Panariti, edhe në muajin janar 2017 ishte për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku u takua në Berlin me homologun e tij, Ministrin Federal Gjerman të Bujqësisë, Christian Schmidt dhe në folus të bisedimeve ishin marrëdhëniet e mira të dy institucioneve dhe projektet e përbashkëta në sektorit bujqësor. Ndërkoi që, Ministri Panariti kërkoi mbështetjen gjermane për zhvillimet e mëtejshme të rrjetit laboratorik të analizave fito-sanitare të produkteve bujqësore dhe blegtorale, çështje kjo që mori mbështetjen gjermane.

Po gjatë kësaj vizite, Panariti takoi edhe Parlamentaren e Bundestagut gjerman Kordula Kovaç, e cila e siguroi ministrin për mbështetje dhe asistencë juridike nga ana e qeverisë gjermane për akses në fondet evropiane të paraderimit në BE nga Ministria shqiptare e Bujqësisë.

Interesimi i palës gjermane për të mbështetur dhe promovuar varietete autoktone të veres shqiptare, si ajo e Kallmetit, duke organizuar ashtuquajturat "rrugët e verës" ne te gjithë vendin, për t’i dhënë edhe një komponent turistik kësaj industrie.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071089267730713
array(1) { ["section"]=> string(123) "panariti-ne-gjermani-takohet-me-sekretaren-e-shtetit-per-bujqesine-financim-te-projekteve-per-vreshtarine-dhe-vererat-69213" }