Panariti: Ne s’prodhojmë tanke e aeroplanë, fokusi ynë bujqësia

Publikuar tek: politike, më 11:01 22-05-2015 Panariti: Ne s’prodhojmë tanke e aeroplanë, fokusi ynë bujqësia

Edmond Panarti i shoqëruar edhe nga kandidati i ASHE-së për kryetar të Bashkisë së Kuçovës, Selfo Kapllani janë takuar me me banorë të komunave Lumas, Kozare dhe Perondi. Gjatë bashkëbisedimit me banorët Panariti tha se zhvillimi i bujqësisë do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin e gjithë vendit.

 “Zhvillimi i vendit kalon nga bujqësia. Vendi nuk prodhon as aeroplanë, as tanke, as televizorë etj. Ky vend edhe atë industri që ka, e ka të lidhur me bujqësinë. U zhvillua bujqësia, u zhvillua vendi. Ajo që unë shikoj me kënaqësi është që njerëzit po i rikthehen bujqësisë. Pavarësisht se kriza e fqinjëve tanë e grekëve na dëmtoi në kuptimin që ranë të ardhurat që sjell emigracioni, pati një efekt të mirë që e kuptuam që toka nuk të tradhton kurrë, toka është aty, toka prodhon, të garanton një jetë dinjitoze dhe me pak mençuri dhe me mbështetjen e shtetit dhe të mekanizmave të tjerë, mund të të bëjë edhe të pasur”, tha  Panariti.

Kandidati Selfo Kapllani garantoi vëmendje maksimale për zgjidhjen e problematikave të reja, dhe shtoi se banorët e kësaj zone do të jenë bashkëhartues të projekteve për zhvillim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shehu: Parlamenti është kthyer në “Deputeto Mercatos”, "partiçkat" s'respektojnë votën e elektoratit
Gjinushi-Gjonçajt në KQZ: Boll u tallët me PSD-në për Prrenjasin, Luzi:Z.Gjinushi, kush e mban përgjegjësinë e falsifikimit?! »
Article Logic
Execution time: 0.025291919708252
array(1) { ["section"]=> string(67) "panariti-ne-s-prodhojme-tanke-e-aeroplane-fokusi-yne-bujqesia-11719" }