Panariti: Prioritet grave sipërmarrëse, mbështesim punën dhe iniciativën e tyre për zhvillimin e zonave rurale

Publikuar tek: ekonomi, më 14:54 20-09-2016 Panariti: Prioritet grave sipërmarrëse, mbështesim punën dhe iniciativën e tyre për zhvillimin e zonave rurale

Mnistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural, dhe Administrimit të Ujrave,  Edmond Panariti dhe përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë dhe Koordinator i Programeve Strategjike për Europën dhe Azinë Qëndrore, Raimund Jehle, prezantuan sot në Tiranë, raportin e fundit të pregatitur nga FAO me titulli “Aspektet gjinore, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural në Shqipëri”.

 Raporti ofron një analizë të detajuar mbi vështirësitë e grave në zonat rurale të Shqipërisë, e mbështetur me shifra dhe rekomandime për veprime konkrete për përmirësimin e situatës në vend duke shërbyer njëkohësisht si një instrument i domosdoshëm në hartimin e politikave për mbështetje financiare nga ana e Qeverisë dhe institucineve të tjera ndërkombëtare, të përfshira në procesin e integrimit dhe zhvillimit të zonave rurale, nëpërmjet zbatimit të projekteve të destinuara për sektorin bujqësor.

 " Ndarja gjinore tradicionale është më e theksuar në komunitetet rurale dhe pabarazia gjinore mbetet e pranueshme nga shoqëria rurale. Për të sjellë një ndryshim real në këto vende  në nivelin e individëve, duhet një angazhim serioz në nivel kombëtar, qeveritar, të shoqërisë civile. Ka ende një hendek midis objektivave që duhen arritur dhe realitetit të përditshëm të grave në këto zonat. Aksesin e tyre tek pronësia e tokës, menaxhimi i sipërmarrjeve të vogla bujqësore, tek informacioni i specializuar mbeten shumë të limituar"- tha Raimund Jahle.​

 Në fjalën e tij, Ministri Panariti ka falënderuar FAO për mbështetjen dhe shoqatat e grave pjesëmarrëse në këtë aktivitet duke theksuar rolin e gruas në zonat rurale.

 "Gratë janë epiqendra e zhvillimit në familje, në shoqëri. Ato janë të lidhura me traditën dhe trojen e tyre. Duhet të forcojmë rolin e gruas në sipërmarrjet bujqësore dhe në zhvillimin e zonave rurale.

 Falë seriozitetit dhe përkushtimit të tyre, ato organizohen në shoqata prodhuese të cilat çojnë përpara ekonominë e vendeve ku ato ushtrojnë aktivitetin e tyre. Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm 37 % e grave janë të punësuara, por realiteti tregon se përqindja e grave të vetpunësuara mund të arrijë në 45%.

Rreth 87% e tyre punojnë në bujqësi në fermat familjare. Në skemat e subvencionimit do t’i japim prioritet grave sipërmarrëse duke mbështetur punën dhe iniciativën e tyre për zhvillimin e zonave rurale".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022626161575317
array(1) { ["section"]=> string(114) "panariti-prioritet-grave-sipermarrese-mbeshtesim-punen-dhe-iniciativen-e-tyre-per-zhvillimin-e-zonave-rurale-53513" }