Panariti takim me drejtorin e EUROSTAT: Metodologji bashkëkohore për menaxhimin e të dhënave statistikore

Publikuar tek: ekonomi, më 14:26 07-09-2016 Panariti takim me drejtorin e EUROSTAT: Metodologji bashkëkohore për menaxhimin e të dhënave statistikore

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, priti në takim Drejtorin e Eurostat, Pieter Everaers, i shoqëruar nga një delegacion ekpertësh në fushën e statistikave.

 Në axhendën e bisedimeve ishte situata e statistikave bujqësore, metodologjia e mbledhjes së të dhënave në terren, vërtetësia e të dhënave të raportuara nga vetë fermerët, funksionimi i të gjithë sistemit nga mbledhja e të dhënave, përpunimi i tyre deri tek nxjerrja e tyre në mënyrë zyrtare. E pranishme në këtë takim ishte dhe Drejtoresha e INSTAT, Mirela Muça.

Ministri Panariti theksoi nevojën e implementimit të metodologjive të reja në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, të cilat vjinë nga sektori bujqësor, blegetoral dhe nga agropërpunimi, për të patur statistikat e sakta, të cilat të reflektojnë realitetin ekzistent në teren.

"Bujqësia ka dëshmuar se është sektori me rritjen më të madhe në vitet e fundit, lokomotiva e ekonomisë shqiptare.

Çdo njeri mund të shikojë këtë ndryshim nga një bujqësi mbijetese, e pa organizuar tek ajo që quhet " bujqësi me porosi", ku fermeri orientohet dhe asistohet gjatë gjithë procesit, nga përcaktimi i kulturës për të cilën ka kërkesë tregu, tek mbjellja, korrja dhe tregëtimi i prodhimeve bujqësore. 

Ky zhvillim duhet pasqyruar me saktësi, objektivitet dhe përgjegjësi. Duhet të kemi të dhënat statistikore të cilat të reflektojnë objektivisht realitetin, sepse këto të dhëna janë baza reale mbi të cilën ndërtohen politikat dhe projektet e zhvillimi për bujqësi.

Për këtë arsye, i kërkova EUROSTAT të asistojë në përcaktimin e metodologjive sa më të sakta, sa më të përshtatshme me realitetin shqiptar. Me këtë rast, më lejoni të falënderoj drejtorin Pieter Everaers, për disponibilitetin e tij për të evidentuar mënyrën më të mirë për të patur të dhënat statistikore sa më të sakta në sektorin bujqësor"- tha Panariti.

Nga ana e tij Drejtori Eurostat, Pieter Everaers, falënderoi ministrin Panariti për mirëpritjen dhe e siguroi për të gjithë mbështetjen e institucionit që ai drejton, duke qenë besimplotë se vitin që vjen INSTAT do të disponojë një metodologji bashkëkohore për menaxhimin e të dhënave statistikore.

Vitin që vjen pritet të përfundojë dhe regjistri i fermerëve i cili do të përbëjë një bazë reale për mbledhjen e të dhënave në terren.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017480850219727
array(1) { ["section"]=> string(110) "panariti-takim-me-drejtorin-e-eurostat-metodologji-bashkekohore-per-menaxhimin-e-te-dhenave-statistikore-52190" }