Panariti takim me homologun çek Jurečka, bashkëpunim në sektorin e bujqësisë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:02 25-07-2016 Panariti takim me homologun çek Jurečka, bashkëpunim në sektorin e bujqësisë

Ministri  i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond Panariti, po  zhvillon sot një vizitë në Çeki, me ftesë të  homologut të tij,  Marian Jurečka. 

Axhenda parashikon takime bilaterale, vizita në shoqata bujqësore çeke, fabrika agropërpunimi dhe në një kompani prodhuese të  birrës çeke. 
Gjatë takimeve që ministri Panariti do të zhvillojë me palën çeke, bisedimet do të fokusohen në:

-Bashkëpunimin e ndërsjellë mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë në sektorin bujqësor,
-Mundësitë e përditësimit të marrëveshjes së departamenteve për bashkëpunim në bujqësi, nënshkruar në vitin 2008,
-Mundësitë e importimit të pajisjeve bujqësore Çeke dhe teknologjive për industrinë ushqimore në Shqipëri,
-Bashkëpunimin mes universiteteve agrare, çeke dhe shqiptare,  dhe institucioneve mbikëqyrëse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022974014282227
array(1) { ["section"]=> string(81) "panariti-takim-me-homologun-cek-jurecka-bashkepunim-ne-sektorin-e-bujqesise-47679" }