Panariti takim me Wenzel: Do tërheqim sa më shumë investime gjermane

Publikuar tek: ekonomi, më 18:07 20-07-2016 Panariti takim me Wenzel: Do tërheqim sa më shumë investime gjermane

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është takuar me Ministrin e Mjedisit te Gjermanisë, z. Wenzel.

Ai është shoqëruar nga një grup specialistësh në fushën e akuakulturës.  

Në folus të takimit kanë qenë akuakultura, ndotja mjedisore e lagunave dhe mbrojtja e florës dhe faunës nënujore.

Ai ka theksuar se investimet gjermane luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe ne duhet të bëjmë të pa mundurën për ti thithur ato.

“Do të identifikohen të gjitha mbetjet dhe prodhimet bujqësore. Parandalimi i sëmundjeve infektive është ndër elementët më të rëndësishëm”-theksoi Panariti.

Ndërsa Wenzel ka thënë që do të identifikohen të gjitha sektorët e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02721095085144
array(1) { ["section"]=> string(73) "panariti-takim-me-wenzel-do-terheqim-sa-me-shume-investime-gjermane-47215" }