Panariti: Tradita e Gjelit të Detit të Zadrimes duhet ruajtur me xhelozi

Publikuar tek: ekonomi, më 21:33 22-12-2016 Panariti: Tradita e Gjelit të Detit të Zadrimes duhet ruajtur me xhelozi

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, mori pjesë sot në Panairin e Gjelit të Detit, i mbajtur në fshatin Fishtë të Lezhës.

 

Festivali i organizuar në kuadër të Muajve të Bujqësisë ka për qëllim promovimin e agroturizmit të zonës. Ministri Panariti, në fjalën e tij tha se, “tradita e gjelit të detit të Zadrimës duhet mbrojtur me xhelozi, pasi është unike dhe tashmë është një markë shqiptare”.

Por, sipas Ministrit të Bujqësisë, Panariti duhet investuar më shumë për promovimin e kësaj tradite në tregjet europiane, pasi është një produkt mjat i kërkuar.

"Mishi i gjelit është shumë i pasur me vlera ushqimore. Ne duhet të investojmë më shumë për promovimin e kësaj tradite në tregjet europiane. Fatmirësisht, bujqësia dhe blegtoria shqiptare konkurron denjësisht me cilësinë", u shpreh Panariti. 

Në këtë aktivitet, ku ishin të pranishëm përfaqësues tjerë të Ministrisë së Bujqësisë dhe fermerë e blegtorë të zonës, u organizua dhe një minipanair me produkte të prodhuara në krahinën e Zadrimes.

IMG-20161222-WA0008.jpgIMG-20161222-WA0012.jpgIMG-20161222-WA0010.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022681951522827
array(1) { ["section"]=> string(77) "panariti-tradita-e-gjelit-te-detit-te-zadrimes-duhet-ruajtur-me-xhelozi-63472" }