Panariti: Zhbllokim për agrobizneset, bankat partnere mundësojnë norma tërheqëse për fermerët

Publikuar tek: ekonomi, më 13:08 03-08-2016 Panariti: Zhbllokim për agrobizneset, bankat partnere mundësojnë norma tërheqëse për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka takuar përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë dhe të institucioneve të mikrokredisë në vend për të diskutuar në lidhje me lehtësimin që do i'u krijohet fermerëve.

Ky takim vjen në lidhje me marrëveshjen me BERZH për fondin e garancisë. Ministri Panariti ka theksuar se ky instrument i ri financiar sjell zhbllokim për agrobizneset. 

Marrevëshja e firmosur në muajin Maj ndërmjet Qeverise Shqiptare, BERZH dhe bankave të nivelit të dytë dhe institucionet e mikrokredisë ka si qëllim zhbllokimin e financimit të agro-bizneseve.

Mes Qeverisë dhe BERZH është renë dakort për një fond garancie prej 300 milion euro për tre vjet i cili do të  mbuloje 70 % të vlerës së normës së interesit dhe do të sigurojë edhe konsulencë jo vetem financim. Takimi drejtohet nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me perfaqësues të BERZH, Kryeministrisë, 4 bankave dhe 2 institucioneve të mikrokredisë, pjesë të marrëveshjes.

Çështjet që u diskutuan lidhen me prioritetet e Qeverisë në mbështetje të sektorit bujqësor dhe strategjite e Ministrisë së Bujqesise për perdorimin sa me efektiv të këtij instrumenti financiar të ri, ofertën financiare e bankave për kredi lehtesuese për fermeret te cilen do të investojne në bujqësinë, shyrtimi i listes paraprake e subjekteve për financim dhe plani i perbashket i informimit publik. 

Ndërmjetëse mes bankave dhe sipërmarrësve është Agjencia e Zhvillimit Rural dhe Bujqësisë, e cila do të marrë përsipër procesin e informimit, trajnimit dhe mbledhjes së projekteve e depozitimit të tyre tek bankat.

"Deri tani prane Ministrise se Bujqesise jane paraqitur 70 projekte te cilët do të aplikojnë për ketë mundësi të re kreditimi nepërmjet fondit të garancisë, kryeqësisht në fushën e ndërtimit të serave dhe pikave të grumbullimit, linjave të agropërpunimit dhe akuakulturës"-theksoi Panariti.

Ministri kërkoi nga ana e bankave të arrijnë të injektojnë në bujqësi të paktën 50 milion euro deri ne fund të mandatin e kësaj Qeverie dhe të krijojnë një paket kreditimi i dedikuar në veçanti për mbështetjen nëpërmjet fondit të garancisë.

Kjo paketë do të jetë e aksesueshme edhe nga fermeri i mesëm i cili mund të aplikojë për një linje të thjeshtë përpunimi, jo vetëm nga bizneze tashmë të konsolidura në fushën e bujqësisë, tha Panariti në fjalën e tij.

Përfaqesuesit e institucioneve financiare prezente në takim janë shprehur optimistë se ky instrument i ri financiar do të optimizojë orientimin e kapitaleve në bujqësi drejt investimeve konkurruese.

 ​

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12576222419739
array(1) { ["section"]=> string(97) "panariti-zhbllokim-per-agrobizneset-bankat-partnere-mundesojne-norma-terheqese-per-fermeret-48611" }