Pandeli Majko e ish-kryedoganieri Petrit Ago përfshihen në debat: Kërkoji falje së majtës, s’bëtë atë që duhej bërë

Publikuar tek: politike, më 16:43 07-10-2015 Pandeli Majko e ish-kryedoganieri Petrit Ago përfshihen në debat: Kërkoji falje së majtës, s’bëtë atë që duhej bërë

Ish -kryeministri Pandeli Majko është akuzuar sot nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Doganave në fillimet e qeverisjes socialiste pas zgjedhjeve të 1997, Petrit Ago se ai dhe gjithë drejtuesit e kësaj partie, i kanë borxh elektoratit të mrekullueshëm të majtë, që me mosveprimet e tyre lejuan denigrimin e shtetit.

Reagimi I ish drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, erdhi pas deklaratave të Pandeli Majkos në mbledhjen e sotme të komisionit të ligjeve, ku diskutoheshin ndryshimet në kodin penal dhe ku ai u shpreh se "kushdo që bën evazion fiskal dhe vjedh shtetin, duhet të dënohet me burg dhe jo me gjobë".

“I nderuar zoti Majko, jam befasuar dhe ndjehem super i fyer si qytetar e  biznesmen dhe  me këtë rast dua tju kujtoj deficitin gjigand të vitit 1999 dhe atë të 6 mujorit të dytë 2002 ku mbizotëronte kontrabanda e naftës, hekurit dhe ajo e autoveturave. Do të më pëlqente që kriminelët e asaj kohe ti fusje në burg por e kishe të pamundur. Ju dhe kolegët tuaj duhet ti kërkoni ndjesë popullit por sidomos elektoratit të majtë të shkëlqyer. Nëse këto nuk qëndrojnë, jam gati për ballafaqim me ju e cilindo nga ju” tha Petrit Ago nëpërmjet një deklarate që mbërriti me mesazh në redaksinë e newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debat i ashpër në PD, Ruli, Berisha, Bregu e Imami i turren Bashës: Ndal denigrimin ndaj nesh. Basha: Janë provokime
Rama me studentët serbë: Kur të shkoni në Beograd do tregoni se “alienët” janë njësoj »
Article Logic
Execution time: 0.024844884872437
array(1) { ["section"]=> string(119) "pandeli-majko-e-ish-kryedoganieri-petrit-ago-perfshihen-ne-debat-kerkoji-falje-se-majtes-s-bete-ate-qe-duhej-bere-22573" }