Panik në rusi, mediat japin alarmin për kërcënim nga rrezatimi

Publikuar tek: bota, më 08:11 14-02-2018 Panik në rusi, mediat japin alarmin për kërcënim nga rrezatimi

Banorët e rajonit Yaroslavi në Rusi kanë qenë në panik pasi një televizion lokal dhe disa radio dhanë alarmin për rrezik nga rrezatimi, por Ministria e Situatave Emergjente e hodhi poshtë menjëherë.

Njoftimi që u transmetua rreth orës 9 në mëngjes, i ka alarmuar banorët, të cilët u njoftuan për nivel të lartë të rrezatim në atmosferë në rajonin që ndodhet rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës.

Njerëzve u kërkua që ta mbrojnë veten e tyre, t’i mbyllin shtëpitë e zyrat dhe të qëndrojnë brenda, të sigurojnë ushqimin dhe ujin nga kontaminimi i shkaktuar nga rrezatimi, shkruan rel. 

Dega rajonale e Ministrisë së Situatave Emergjente, ka sqaruar përmes një komunikate se një problem teknik ka shkaktuar transmetimin e paralajmërimit që për fat të mirë rezultoi alarm fals.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëzimi i avionit, flet piloti rus: Vranë 71 njerëz, çfarë bënë gabim
»
Article Logic
Execution time: 0.043067932128906
array(1) { ["section"]=> string(68) "panik-ne-rusi-mediat-japin-alarmin-per-kercenim-nga-rrezatimi-110184" }