Panik te korçarët, lojtari i SKËNDERBEUT përfundon pa ndjenja në spital

Publikuar tek: sport, më 20:05 22-08-2018 Panik te korçarët, lojtari i SKËNDERBEUT përfundon pa ndjenja në spital Paolo Ivani duke u stërvitur me Skënderbeun

Ndeshja miqësore e programuar për sot pasdite mes Skënderbeut dhe Pogradecit për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.

Shkak për këtë është bërë një përplasje mes dy lojtarëve gjatë lojës, e konkretisht mes Bruno Lulajt të Skënderbeut dhe Paolo Ivanit të Pogradecit, duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja në fushën e lojës. Menjëherë kanë ndërhyrë ekipet mjekësore të të dy skuadrave, me lojtarin që është transportuar për në spital me ambulancë.

Ivani është një lojtar 21-vjeçar në pronësi të korçarëve, por që për sezonin e ardhshëm është dhënë në formë huazimi te pogradecarët. Nuk ka ende informacione për gjendjen e futbollistit, ndërkohë që mësohet se ai ka qendruar rreth 10 minuta pa ndjenja, me përplasjen që mesa duket ka qenë shumë e fortë.

Takimi ndërkohë përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të Pogradecit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen dënimet për DHUNËN në stadiumin e Korçës, FSHF me 'dorë të hekurt'
Ish-sulmuesi i njohur lëshon 'BOMBËN': Kam bërë seks me tezen, motrën dhe shokun e ngushtë »
Article Logic
Execution time: 0.0040888786315918
array(1) { ["section"]=> string(77) "panik-te-korcaret-lojtari-i-skenderbeut-perfundon-pa-ndjenja-ne-spital-131867" }