Panik tek Zvicra, Shaqiri: Nëse FIFA njeh Kosovën, do largohem

Publikuar tek: sport, më 18:39 08-03-2015 Panik tek Zvicra, Shaqiri: Nëse FIFA njeh Kosovën, do largohem

Në përfaqësuesen helvete është shtuar frika për një largim të mundshëm të yllit të skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Lojtari me origjinë shqiptare ka deklaruar për mediat italiane se ekziston mundësia për një ndryshim kur Kosova të njihet nga FIFA.

“Një ndryshim është i mundshëm, por tani nuk është momenti të mendoj për një gjë të tillë. Në fillim duhet pritur që vendimet të jenë përfundimtare”, ka deklaruar Shaqiri.

23 vjeçari nga Gjilani ka shtuar se tek Zvicra ndihet mirë dhe se do të reflektoj për gjithçka kur vendimi i UEFA-së të jetë zyrtar.

“Pa dyshim që shpresoj që Kosova të njihet nga FIFA, por dua të nënvizoj që me Zvicrën ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur për aq sa kam bërë deri tani me këtë fanellë. Do të reflektoj kur gjithçka të jetë vendosur”, ka thënë ai.

Shaqiri është duke kaluar një formë të shkëlqyer tek italianët e Interit, pas transferimit nga Bayern Munich, duke u kthyer në një lojtar të rëndësishëm në skuadrën e Roberto Mancini-t. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avdijaj rrëfen takimin me De Biasin, konfirmon zgjedhjen e tij
Skënderbeu rimerr kreun, Tirana mposht Kukësin »
Article Logic
Execution time: 0.018362045288086
array(1) { ["section"]=> string(64) "panik-tek-zvicra-shaqiri-nese-fifa-njeh-kosoven-do-largohem-5308" }