Panucci do fitore me Skocinë: Kemi lojtarë me kualitet

Publikuar tek: sport, më 21:34 09-09-2018 Panucci do fitore me Skocinë: Kemi lojtarë me kualitet

Trajneri i kombëtares shqiptare, Panucci, është shprehur në konferencën për mediat se Shqipëria nuk do të shkojë në Skoci për të marrë një pikë, por për ta fituar ndeshjen.

“Nuk do të zbresim për një pikë, por për të fituar ndeshjen. Ne do të provojmë për të fituar pasi kemi lojtarë me kualitet. Kemi respekt për Skocinë, por ne do luajmë shanset tona”, ka thënë Panucci.

Rikthimin në skuadër të mesfushorit Ergys Kaçe, Panucci e ka argumentuar duke thënë se Lila ka shfaqur probleme muskulore dhe se nuk do të jetë në gjendje për ndeshjen në fjalë.

Intervista e plotë për TopChannel:

A e keni vendosur formacionin dhe sa ndryshime do të ketë krahasuar me ndeshjen me Izraelin?

Mendimet i kam patur këto ditë, sepse luaj një ndeshje në tre ditë. Do të ndryshojë diçka për një lojë të mirë. Shpresoj të bëjmë zgjedhjet e duhura.

Do të jetë Agolli në fushë?

Ai është kapiten sepse ka më shumë ndeshje se të gjithë. Nesër do të shohim nëse do të luajë. Ai ka punuar shumë mirë.

Në Skoci do të kënaqeshit vetëm për një barazim?

Kemi ardhur në Glasgoë për të bërë më të mirën dhe për të kërkuar fitoren. I dimë të metat dhe përparësitë tona pozitive. Do të luajmë ndaj një skuadre të plagosur në një ambient të vështirë, që ka humbur 4-0 me Belgjikën. Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Do ta tentojmë. Pas ndeshjes do të flasim nëse do të jemi të kënaqur me një pikë.

Herën e fundit që keni qenë këtu keni shënuar golin fitues me Italinë…

Ka qenë një nga ditët më të bukura të karrierës sime, kam shënuar, por tani jam trajner i Shqipërisë. Të luash kundër Skocisë nuk është asnjëherë e lehtë, sidomos pas humbjes me Belgjikën. Krenaria e skocezëve duhet respektuar. Do të tentojnë të kthejnë situatën në favorin e tyre.

A do të ndryshojë qasja e skuadrës krahasuar me ndeshjen me Izraelin?

Nëse bëjmë gabimet e pjesës së parë me Izraelin do të jetë fatale për ne. Duhet të jemi shumë më të përqendruar për të mos kryer asnjë gabim.

A mendoni që qendërmbrojtësit do të jenë më mirë në këtë sfidë, e kam fjalën për Gjimshitin dhe Veselin…

Veseli dhe Gjimshiti kanë bërë një ndeshje të mirë, gabimet ishin vetëm teknike, më kanë bindur me formën e duhur.

Fakti që Gjimshiti është shtatlartë i jep përparësi….

Do të mbrohemi në të gjithë mënyrat dhe duhet të jemi të përgatitur në të gjitha situatat, sepse Skocia sulmon dhe kundërsulmon me shpejtësi.

Çfarë ju bëri të ndryshonit mendim për Kaçen?

Na është dëmtuar Lila. Kaçe ka patur një dëmtim nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit. Do të jetë në stol, ndoshta për të na dhënë ndihmë në pjesën e dytë.

Grumbullimi i Kaçes u mor vesh nëpërmjet rrjeteve sociale, s’do të ishte më serioze sikur të jepej një njoftim zyrtar?

Sot bota rrotullohet nga rrjetet sociale. Çfarë mund të them, nuk e kam postuar unë në Instagram. Faji në këtë rast është i zyrës së shtypit.

A është Shqipëria favorite e grupit?

Nuk jemi favoritë, jemi në të njëjtin nivel tri skuadra. Të shpresojmë që të marrim rezultat pozitiv me Skocinë, për të fituar grupin duhet derdhur shumë djersë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E PAPRITUR/ Nuk u thirr në KOMBËTARE, AJETI kontaktohet nga klubi i madh italian
Çmenduri! Me 220 km/h piloti italian kap frenat e kundërshtarit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.043208837509155
array(1) { ["section"]=> string(60) "panucci-do-fitore-me-skocine-kemi-lojtare-me-kualitet-133765" }