Panucci flet për herë të parë pas ndeshjes me Italinë: Kam 3 mesfushorë të mëdhenj, do bëjmë gjëra të mëdha (EMRAT)

Publikuar tek: sport, më 10:10 10-10-2017 Panucci flet për herë të parë pas ndeshjes me Italinë: Kam 3 mesfushorë të mëdhenj, do bëjmë gjëra të mëdha (EMRAT)

Flet për herë të parë pas humbjes me Italinë me rezultatin e ngushtë 0-1, trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci.

Trajneri i kombëtares kuqezi veçoi emrat e tre mesfushorëve: Basha, Abrashi dhe Kukeli ndërsa shprehu besim se kjo skuadër do bëjë gjëra të mëdha në të ardhmen.

“Duhen të kenë respekt për Shqipërinë. Të gjithë duhet të kenë konsideratë për këtë shtet. Ndeshjet e fundit tregojnë qartë se jemi ekip i madh. Me këto të dhëna që kemi, të tjerët na kanë frikë. Trajneri spanjoll më tha se ishim të vështirë në fushë, të njëjtën gjë dhe Ventura. Nuk dua të them më shumë. Dje treguam nerv në lojë, kjo më bëri të ndihem mirë. Nuk mund të më thoni që në ndeshjen me Italinë nuk bëmë gjë. Në 20 metrat e fundit duhet të jemi më agresiv. Basha, Abrashi, Kukeli në mesfushë janë të mëdhenj. Kam besim që do bëjmë gjëra ta mëdha”, tha Panucci.

Article Logic
Execution time: 0.002514123916626
array(1) { ["section"]=> string(117) "panucci-flet-per-here-te-pare-pas-ndeshjes-me-italine-kam-3-mesfushore-te-medhenj-do-bejme-gjera-te-medha-emrat-95360" }