Panucci ironizon klubet italiane: Edhe Shqipëria po ndërton një stadium, ne jo

Publikuar tek: sport, më 22:17 27-08-2018 Panucci ironizon klubet italiane: Edhe Shqipëria po ndërton një stadium, ne jo Trajneri i Kombëtares, Panucci

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Christian Panucci është kthyer në Itali për të ndjekur skuadrën e Romës në ndeshjen e sotme ndaj Atalantas. 

Njëri prej mbrojtësve më të mirë të Italisë në vitet ’90-të ka dhënë një intervistë për median e klubit verdhekuq “Il Romanista” ku ka folur për pritshmëritë nga sezoni i ri.

Panucci ka kritikuar klubin romanist për mosndërtimin e një impianti të ri futbollistik. Për të ky është një problem që e ka e gjithë Italia.

"Kur Roma të ketë impiantin e saj, ka për të qenë mrekulli. Nuk është vetëm një problem i Romës, por i gjthë futbollit italian. Kemi stadiume që të bëjnë të qeshësh. Vetëm Juventusi, midis klubeve më të mira ka një të tillë. Dhe ata fitojnë. Stadiumi i ri është një faktor i rëndësisë së madhe. Edhe Federata Shqiptare po ndërton një stadium, por si ka mundësi që në Itali ka kaq shumë vështirësi për t’i ndërtuar stadiumet?” deklaron 45-vjeçari.

Panucci përgatitet për pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria do të përballet në muajin shtator me Izraelin dhe Skocinë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekuban te Flamurtari? Ilir DAJA zbulon detajet e fundit
»
Article Logic
Execution time: 0.0045180320739746
array(1) { ["section"]=> string(83) "panucci-ironizon-klubet-italiane-edhe-shqiperia-po-nderton-nje-stadium-ne-jo-132371" }