Ditën e sotme Kombëtarja shqiptare ka luajtur në Elbasan Arena një ndeshje miqësore me Jordaninë, e cila ka dalë barazim.
Por teksa gazetarja Ilda Bejleri e priste me mikrofonin në dorë trajnerin Christian Panucci, ai ka refuazuar të japë intervistën, ndërsa ka pranuar të prononcohet për Rdio Televizionin Shqiptar.
Kjo sjellje e Panuccit ka sjellë reagimin e gazetarëve të Digitalb dhe SuperSport, të cilët kanë qenë në transmetim live duke pritur trajnerin.
Ndërkohë, Ilda Bejleri e ka cilësuar si arrogant dhe aspak korrekte sjelljen e Panuccit pasi ajo i ka drejtuar mikrofonin për ti marrë prononcimin.