Panucci tregon PRAPASKENAT: Jam mbyllur në një dhomë me Xhakën, nuk mund të më tradhtojë

Publikuar tek: sport, më 10:10 10-10-2017 Panucci tregon PRAPASKENAT: Jam mbyllur në një dhomë me Xhakën, nuk mund të më tradhtojë

Në një konferencë për shtyp, një ditë pas ndeshjes në "Loro Boriçi" ku Shqipëria humbi me rezultatin e ngushtë 0-1 me Italinë, ka folur trajneri i kombëtares Christian Panucci.

Trajneri ka zbuluar prapaskena interesante lidhur me Taulant Xhakën, një nga emrat më të përfolur të kombëtares të cilit Panucci i bëri një “mbrojtje si në gjykatë” para gazetarëve.

“Më erdhi keq që nuk luajti dje. Të tjerët më kanë thënë që s'është i aftë, nuk i kam besuar. Jam mbyllur në një dhomë me të, e kam parë në sy, nuk mund të më tradhtojë, ai jep shpirtin në fushë, jep maksimumin”, u shpreh i sigurtë trajneri i kombëtares për të riun impulsiv por shumë të talentuar të kombëtares.

Article Logic
Execution time: 0.0024528503417969
array(1) { ["section"]=> string(92) "panucci-tregon-prapaskenat-jam-mbyllur-ne-nje-dhome-me-xhaken-nuk-mund-te-me-tradhtoje-95361" }