Panuçi flet pas humbjes: Ja çfarë e bëri diferencën, nuk kam 200 lojtarë në dispozicion

Publikuar tek: sport, më 21:36 26-03-2018 Panuçi flet pas humbjes: Ja çfarë e bëri diferencën, nuk kam 200 lojtarë në dispozicion

Pas ndeshjes së humbur me Norvegjinë në shifrat 0-1 foli për mediat Christian Panuçi. Trajneri italian nuk u duk i kënaqur me preformancën dhe rezultatin e këtij takimi.

Në fjalën e tij ai u shpreh: “E ndërruam 2 herë dhe jo 3 herë modulin e lojës. Herën e dytë ishte disi më e rrezikshme, por bëmë shumë pak. Bëmë shumë pak për të fituar ndeshjen. Besoj se në këto momente ka shumë lojtarë që nuk kanë minutat e tyre dhe nuk janë në formën më të mirë fizike. Diferencën e bëri ana fizike e lojtarëve dhe asgjë tjetër. Në fillim luajtëm 4-3-3 dhe më pas 4-3-1-2 në pjesën e parë. Ky është ndryshimi taktik që bëmë dhe kjo ishte si luajtëm në këtë miqësore. Krijuam shumë pak gjatë lojës.”

“Morëm disa indikacione pozitive dhe negative nga kjo miqësore. Dy lojtarë bënë debutimin dhe kundërshtarët nuk na lanë të dalim në lojën tonë. Pse nuk grumbullova lojtarë të tjerë ? Unë nuk kam 200 futbollistë në dispozicion. Unë duhet të jem në mbështetje të lojtarëve. Kemi punuar, kemi fituar dhe kemi humbur. Pozitive nga ky takim ? Ramadani bëri një lojë të mirë, Balaj ka karakter dhe e tregoi gjatë aktivizimit të tij. Mbrojtja është e brishtë pasi Ajeti dhe Mavraj po luajnë pak. Po ashtu edhe Sadiku gjë që ndikon edhe në lojën e kombëtares.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gol në Elbasan Arena, zhbllokohet rezultati
»
Article Logic
Execution time: 0.026262998580933
array(1) { ["section"]=> string(92) "panuci-flet-pas-humbjes-ja-cfare-e-beri-diferencen-nuk-kam-200-lojtare-ne-dispozicion-114635" }