Panuçi fton talentin kosovar të veshë fanellën kuq e zi

Publikuar tek: sport, më 20:51 20-01-2018 Panuçi fton talentin kosovar të veshë fanellën kuq e zi

Në adresë të sulmuesit të talentuar kosovar, Edon Zhegrova ka mbërritur ftesa  për të luajtur me kombëtaren A të Shqipërisë nga Panuçi.

Këtë fakt e ka pranuar vetë 19-vjeçari, i cili në një intervistë për të përditshmen kosovare, “Blic” është shprehur se i ka ardhur ftesa nga Kristian Panuçi dhe se tashmë po mendon për të ardhmen e tij.

Edon Zhegrova është shprehur se trajneri i kombëtares “kuq e zi” e ka ftuar atë për t’u grumbulluar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë që është planifikuar të luhet në 26 mars.

Ndërkohë më herët ai kishte marrë ftesë nga ekipet e moshave të përaqësues së Kosovës dhe kishte pasur interesim nga ana e kombëtares belge, por vetë 19-vjeçari ka konfirmuar se ftesa e Shqipërisë ishte më seriozja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-prokurorë, deputetë dhe biznesmenë, këta janë emrat që kandidojnë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv në FSHF
Pas mesfushorit të Barcelonës, Inter ëndërron 'yllin' e Real Madrid »
Article Logic
Execution time: 0.024499893188477
array(1) { ["section"]=> string(62) "panuci-fton-talentin-kosovar-te-veshe-fanellen-kuq-e-zi-107333" }