“Panuçi rrezikon të shkarkohet”, mediat italiane paralajmërojnë trajnerin e kuqezinjve

Publikuar tek: sport, më 20:19 03-06-2018 “Panuçi rrezikon të shkarkohet”, mediat italiane paralajmërojnë trajnerin e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare ka humbur sot ndeshjen e dytë miqësore me një rezultat të thellë.

Pas humbjes me Kosovën, ku kuqezinjtë pësuan tre gola, Panuçi premtoi se në miqësoren ndaj Ukrainës do të shihnim një tjetër ekip.

Por nuk ndodhi kështu. Kombëtarja u mund sërish me rezultatin e thellë 1-4 dhe mediat italiane paralajmërojnë se trajneri mund të shkarkohet.

“Pas humbjes ndaj Kosovë të martën (3-0), Shqipëria nuk arrin që të ngrihet as ndaj Ukrainës, e cila fitoi 4-1. Me këto shifra negative, trajneri italian duket në rrezik shkarkimi, duke marrë në konsideratë që nga ardhja e tij ka fituar vetëm me modestët e Lihtenshtejnit dhe miqësoren ndaj Turqisë”, shkruan portali italian Calciomercatto.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ukraina shkatërron kuqezinjtë, Panuçi braktis prononcimet, shpërthejnë tifozët
»
Article Logic
Execution time: 0.018685102462769
array(1) { ["section"]=> string(90) "panuci-rrezikon-te-shkarkohet-mediat-italiane-paralajmerojne-trajnerin-e-kuqezinjve-123132" }