Papa Françesku aprovon mrekullinë e Nënë Terezës, vendoset shenjtërimi

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:27 18-12-2015 Papa Françesku aprovon mrekullinë e Nënë Terezës, vendoset shenjtërimi

“Aprovimi i Papës ka ardhur në ditën e ditëlindjes së tij. Françesku ka miratuar këtë pasdite, të enjten me datë 17 dhjetor, njohjen e mrekullisë që i kushtohet Nënë Terezës së Kalkutës dhe ka dhënë dispozitat që të shpallet dekreti. Mbyllet kështu i gjithë procesi  super miro për “apostullen e të varfërve” që do të shenjtërohet me shumë mundësi me datë 4 shtator, në Vitin e Shenjtë të Mëshirës”, shkruan italiania Avvenire.

Gjithsesi, data do të bëhet publike në Koncistorin e ardhshëm. Pikërisht tre ditë më parë, rasti i shërimit të jashtëzakonshëm iu nënshtrua vlerësimit përfundimtar në mbledhjen e fundit të ipeshkëvinjëve dhe kardinalëve të mbledhur në Kongregacion, të cilët pasi kanë dëgjuar parashtrimin e një “relatori”, kanë shprehur gjykimin e tyre plotësisht pozitiv për t’ia paraqitur më pas miratimit të Atit të Shenjtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani dhe Spahiu protestonin dikur së bashku, sot i ndan politika
Linda Rama vajzave gazetare: Jeni të ‘dënuara’ të bëni diferencën »
Article Logic
Execution time: 0.023865938186646
array(1) { ["section"]=> string(75) "papa-francesku-aprovon-mrekulline-e-nene-terezes-vendoset-shenjterimi-28045" }