Papa Françesku për lajmet e rreme: Shpifjet ndaj politikanëve janë si muti, lexuesi i konsumon

Publikuar tek: bota, më 19:06 07-12-2016 Papa Françesku për lajmet e rreme: Shpifjet ndaj politikanëve janë si muti, lexuesi i konsumon Papa Françesku mes turmës

REUTERS/Max Rossi

Mediat që përqëndrohen në skandale dhe përhapjen e lajmeve të rreme për të shpifur ndaj politikanëve rrezikojnë të bëhen si njerëzit që kanë simpati patologjike për jashtëqitjet, ka thënë Papa Françesku gjatë një interviste ditën e dielë.

Françesku i është bashkuar kështu debatit të madh lidhur me luftën ndaj lajmeve false që përhapen masivisht në rrjetet sociale. Disa prej mediave më të mëdha botërore ia vunë ‘fajin’ pikërisht këtyre lajmeve false si një prej faktorëve më vendimtar në fitoren e Donald Trump në zgjedhjet për President të SHBA-ve, raporton Newsbomb.al.

Ati i Shenjtë tha për gazetën katolike belge “Tertio” se përhapja e dezinformimit “ndoshta është dëmi më i madh që një media mund të bëjë” dhe përdorimi i komunikimit për këtë, në vend të edukojë publikun e çon atë drejt mëkatit.

Duke përdorur terma të saktë psikologjike, ai tha se këto media rrezikojnë të bien pre e coprofilisë, apo kënaqësisë ndaj jashtëqitjes, ndërsa lexuesit e tyre rrezikohen nga coprofagia, apo konsumi i jashtëqitjeve. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069680213928223
array(1) { ["section"]=> string(98) "papa-francesku-per-lajmet-e-rreme-shpifjet-ndaj-politikaneve-jane-si-muti-lexuesi-i-konsumon-61915" }