Papa Francesku revolucion, ngre komision që femrat të marrin pozicionin e Dhjakut

Publikuar tek: bota, më 18:00 02-08-2016 Papa Francesku revolucion, ngre komision që femrat të marrin pozicionin e Dhjakut

Papa Françesku ka ngritur një komision të posaçëm për të studiuar nëse gratë do të lejohen të bëhen dhjake në Kishën Katolike.

Kjo çështje e ka trazuar historikisht Kishën, me shumicën që kundërshton emërimin e femrave.

Komisioni i shtatë burrave dhe gjashtë grave do ta studiojë këtë çështje, dhe do kërkojnë në rolin historik të gruas në vitet e hershme të Kishës.

Dhjak quhet një gradë kleri, ndihmësi i priftit, pra një gradë më poshtë tij.

Ata janë meshtarët, të cilët mund të predikojnë ose të drejtojnë martesat dhe funeralet, por nuk mund të kremtojnë meshën.

Përkrahësit thonë se gratë janë të përfaqësuara dobët brenda kishës dhe se emërimi i femrave si dhjake do t’u japë atyre ndikim më të madh në vendimmarrje.

Papa u shpreh që në maj se ai ishte i gatshëm të ngrinte një komision për të studiuar këtë çështje.

Ai i kishte thënë anëtarëve të lartë të urdhrave fetarë të grave, që ishte i hapur për të shqyrtuar çështjen e emërimit të femrave si dhjake.

"Sqarimi i kësaj çështjeje do ishte i dobishëm për kishën. Unë jam dakord.”, u ka thënë Papa atyre.

Por, Vatikani sqaroi gjithashtu se Papa nuk po shqyrton mundësinë e caktimit të femrave si priftëresha.

Aktualisht të gjithë priftërinjtë dhe dhjakët katolikë janë meshkuj. Priftërinjtë duhet të jetë beqarë, por dhjakët mund edhe të martohen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019716024398804
array(1) { ["section"]=> string(86) "papa-francesku-revolucion-ngre-komision-qe-femrat-te-marrin-pozicionin-e-dhjakut-48527" }