Papa kritikon Francën, është shumë laike

Publikuar tek: bota, më 23:12 17-05-2016 Papa kritikon Francën, është shumë laike

Lideri shpirtëror i katolikëve, Papa Françesku, kritikon Francën se është duke e tepruar me laicizmin.

Papa Françesku ka folur për gazetën franceze La Croix, ku ka kritikuar Francën për, siç ka thënë "teprimin e laicizmit''.

''Ashtu siç një katolik mund të mbajë kryq, njëjtë edhe një grua muslimane do të duhet të mbajë shami nëse do. Franca duhet të hedhë hap në këtë çështje, zgjerimi në çështjet fisnike është një e drejtë për të gjithë'' u shpreh Papa.

Lideri shpirtëror i katolikëve u ndal edhe në çështjen e refugjatëve, ku tha se Evropa në një mënyrë iracionale nuk do t'i hap të gjitha dyert për refugjatët dhe shtoi se për çështjet në lidhje me refugjatët duhet të veprohet drejtë dhe përgjegjshëm.

Duke paralajmëruar se më e keqja për ata do të jetë ''gettoizimi'' i tyre, në vend se të integrohen, Papa Françesku shtoi se beson se Islami dhe Krishterimi mund të jetojnë krahpërkrah sëbashku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03223991394043
array(1) { ["section"]=> string(45) "papa-kritikon-francen-eshte-shume-laike-40759" }