Papa refuzon ambasadorin homseksual që do të përfaqësonte Francën në Vatikan

Publikuar tek: bota, më 13:52 22-04-2015 Papa refuzon ambasadorin homseksual që do të përfaqësonte Francën në Vatikan

Laurent Stefanini është ambasadori homoseksual i zgjedhur nga presidenti Francoise Hollande për të përfaqësuar Francën në Vatikan. Sipas të përjavshmes franceze Canard Enchaine, Stefanini është komunikuar nga Papa për t’i konfirmuar që nuk i jep simpatinë e tij si ambasador në shtëpinë e shenjtë dhe presidenti francez po kërkon dikë tjetër që ta zëvendësojë.

Takimi mes Papa Françeskos dhe Stefanit është konfirmuar dhe zëdhënësi i “Quai d’Orsay” Romain Nadal tha se Stefani i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për këtë rol dhe Franca jep konfirmimin e saj. “Stefanini është një model i profesionalizmit dhe njeriut me cilësi”, tha Nadal duke bërë edhe thirrje për respektimin e jetës së saj private.

Sipas një artikulli të botuar në “Le Parisen” dy diplomatët kanë siguruar që ambasadori Stefanini i emëruar më 5 janar në Këshillin e Ministrave në Hollandë nuk e ka shfaqur asnjëherë publikisht orientimin e tij seksual dhe se ai është njeri tepër modest.

Mendohet se emrat që mund të zëvendësojnë Stefanin janë Emmanuelle Achon, zëvendëssekretar i Ministrisë së Jashtme, Bertrand Besancenot, ambasador i Francës në Arabinë Saudite dhe Rene’ Roudaut ambsador në Zvicër. Të gjithë janë të martuar dhe prindër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11854410171509
array(1) { ["section"]=> string(81) "papa-refuzon-ambasadorin-homseksual-qe-do-te-perfaqesonte-francen-ne-vatikan-9422" }