“Paqe” në Durrës... Skënderbeu i përgjigjet Partizanit

Publikuar tek: sport, më 23:28 03-12-2015 “Paqe” në Durrës... Skënderbeu i përgjigjet Partizanit

Përfundon pa gola, 0-0 takimi në “Niko Dovana” të Durrësit midis Teutës dhe Tiranës, barazim ky që më tepër i shërbeu “djemve të detit”, të cilët vazhdojnë të renditen në vendin e tretë, ndërkohë që “malorja” për bardheblutë po rezulton më e vështirë nga sa mendohej.

Një pjesë e parë, e cila nisi mirë për bardheblutë e Tiranës, që iu afruar mjaft golit me anë të Gilman Likës dhe të Hoxhallarit, ku fillimisht portieri Moçka dhe më pas traversa, i vijnë në ndihmë skuadrës durrsake të Teutës.

Reagimi i “djemve të detit” do të vinte në fundin e këtij harku kohor, ku Musta dhe Hoxha, edhe mund t’i kishin ndërshkuar bardheblutë, që u qetësuan me vërshëllimën e gjyqtarit Sino.

Pjesa e dytë ishte më interesante, pasi futbollistët durrsakë të Maganit, ishin më kërkues, duke i detyruar bardheblutë e Tiranës t’i përvishen më seriozisht mbrojtjes së portës së tyre, të cilët manovrën e tyre sulmuese do ta kërkonin ndërmjet kundërsulmit, duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara.

Gjithsesi, duke përjashtuar rastin e Lamçes, që goditi traversën, apo atë të Bakajt, në rastet e tjerë, mungoi pasi final i nevojshëm për të shënuar, ndonëse pati shumë përpjekje nga futbollistët e të dy ekipeve për të gjetur golin e fitores.

Në një takim mjaft të luftuar dhe interesant, barazimi ishte rezultati më i drejtë për ato çka dhanë skuadrat, futbollistët e të cilave, u ndëshkuan edhe me nga 4 kartonë të verdhë, ndërkohë që Rustem Hoxha mori edhe një karton të dytë, duke lënë fushën në minutën e 93-të.

-Skënderbeu fiton ndaj Bylisit me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Bylisit dhe ruan hapin e Partizanit kryesues duke mos i lejuar të kuqtë të thellojnë diferencën.

Bylis është përpjekur të rezistojë, dhe në njëfarë mënyre ia ka dalë mbanë në pjesën e parë, por vetëm deri në minutën e 44, pasi mesfushori Progni ka arritur të mposhtë Mushicën e ta dërgojë ekipin e tij në avantazhin e një goli në dhomat e zhveshjes.

Skënderbeu ka kërkuar ta mbyllë sa më shpejt çështjen e fitores e për këtë kanë menduar dy lojtarët e linjës, Abazi e Berisha që kanë shënuar në minutën e 63-të dhe në të 79 duke i dhënë fund historisë së kësaj përballjeje. Ndërsa për të plotësuar “pokerin” ka menduar goleadori Salihi që vulos gjithçka në minutën e 90-të.

Me këtë fitore Skënderbeu arrin në kuotën e 35 pikëve, duke mbetur i dyti, ndërsa ballshiotët janë sërish në vendin e 8 me 9 pikë, duke mos mundur ti largohen zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërhiqet presidenti i Federatës Armene: Nuk kam thënë se ndeshja me Shqipërinë ishte e shitur
Ankand për fanellën e Shqipërisë në Euro 2016, 5 kompani gjigande të interesuara »
Article Logic
Execution time: 0.026335954666138
array(1) { ["section"]=> string(55) "paqe-ne-durres-skenderbeu-i-pergjigjet-partizanit-26911" }