Paqja Rama-Berisha zgjat vetëm pak minuta, përplasen për gjyshet, Berisha: Gjyshja ime ishte me patllake në dorë

Publikuar tek: politike, më 12:04 08-10-2015 Paqja Rama-Berisha zgjat vetëm pak minuta, përplasen për gjyshet, Berisha: Gjyshja ime ishte me patllake në dorë

Përballja e qetë dhe plot batuta e kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren e Kuvendit ka zgjatur vetëm pak minuta ndërsa gjatë fjalës së tij Rama ka thënë se i pari që duhet të hetohet për çështjen e CEZ-it është “Sali Ramë Berisha”, “është hera e fundit që pot a përmend emrin e babait se ndshta e ke harruar”, tha Rama.

Ndërsa në replikën e tij Berisha ka thënë se Edi Rama është një kryeministër aksidental: “Një person që aksidentalish zë postin e kryeministrit, i akuzuar si përdorues droge dhe nuk di se çfarë thotë. Unë dua t’i them parafolësit aksidental se fjalori është i hapur për të gjithë dhe mund të fusë dorën dhe të nxjerrë çfarëdo fjalë të ndyrë por unë nuk mund t’ia lejoj vetes këtë”.

Më pas debati është zhvendosur tek gjyshet e Ramës dhe Berishës, ku ky i fundit i ka thënë se ty “të ka mësuar gjyshja si të gënjesh”.

Ka qenë një batutë e Ramës nga pas se Berisha nuk ka pasur gjyshe, që ish-kryeministri nga foltorja e Kuvendit të shprehej: “Atë nuk e di ti nëse unë kam pasur gjyshe apo jo. Gjyshja ime nuk ka punuar në pallate mbretërore por ka qenë në kullë me patllake në dorë. Por, lëre rehat atje ku është”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tensione në Kuvend, Topalli dhe Noka shkojnë drejt foltores, ndërpritet seanca
Prifti dëshmon për rreth 1 orë në Prokurori për aferën CEZ-DIA: Kam dhënë prova dhe fakte të pakundërshtueshme »
Article Logic
Execution time: 0.017220020294189
array(1) { ["section"]=> string(115) "paqja-rama-berisha-zgjat-vetem-pak-minuta-perplasen-per-gjyshet-berisha-gjyshja-ime-ishte-me-patllake-ne-dore-22615" }