PARA dhe SEKS/ Gjyqtari i Fierit s’e kishte për herë të parë, si e shpëtoi prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 20:07 11-01-2019 PARA dhe SEKS/ Gjyqtari i Fierit s’e kishte për herë të parë, si e shpëtoi prokurori Ish-gjyqtari Roland Hysi

Gjykata e Krimeve të Rënda la sot në burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë në një emision investigativ.

Një ditë më parë ai u pezullua nga detyra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi ishte arrestuar bashkë psikologen, pas shfaqjes në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale gruas që ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës. Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Por kjo nuk ishte hera e parë për gjyqtarin e denoncuar për aferën korruptive dhe seksuale. Vite më parë, Roland Hysi ishte pranë arrestimit po me akuzën për korrupsion, por shpëtoi pa u lagur. Si në rastin e tanishëm ai ishte denoncuar nga një qytetar, të cilit i kishte kërkuar një shumë të majme parash për një çështje gjyqësore, vetëm se prova nuk ishte me zë dhe figurë si sot, por me paratë e dhëna.

Pasi i dha paratë, ai e denoncoi, duke treguar edhe numrat serialë të kartmonedhave, me të cilat gjyqtari do të kapej me “presh në duar”. Ndërsa ishte pranë arrestimit, prokurori i çështjes arriti të sabotojë provën kryesore, duke ndërruar seritë e parave që ishin dhënë si rryshfet nga qytetari për t’iu zgjidhur çështja, e cila gjykohej nga trupi gjykues me kryesues gjyqtarin Roland Hysi. Pas kësaj, çështja ndaj tij u mbyll për mungesë të provave dhe gjyqtari, pasi ndau paratë me prokurorin dhe drejtues të tjerë të organit të Akuzës, vijoi i qetë punën e vet, derisa ra viktimë e pangopshmërisë për para dhe seks.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024198055267334
array(1) { ["section"]=> string(89) "para-dhe-seks-gjyqtari-i-fierit-s-e-kishte-per-here-te-pare-si-e-shpetoi-prokurori-148407" }