Para se të ikte Dritëroi i madh shkroi: “Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët...” (POEZIA)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:01 03-02-2017 Para se të ikte Dritëroi i madh shkroi: “Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët...” (POEZIA)

Një nga poezitë e fundit të Dritëro Agollit para se të ndahej nga jeta është edhe kjo me titull “Dalëngadalë”, që vajza e tij Elona Agolli e ka ndarë me publikun e babait të saj, aq i dashur për të gjithë.

“Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:
Në oborr u tha në fillim një dardhë,
U shterr dhe pusi i madh tek avllia,
Ku kishte koliben qeni i bardhë.

Dhe vdiqën njëri pas tjetrit
Im atë, vëllezërit e tij, së fundi dhe nëna ;
Tani kam mbetur veç unë këtu nga të vjetrit
Tek bulevardit zvarris këpucët e ngrëna .

Kështu , më i vjetri nga fisi jam unë
Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rrallë,
Por ka dhe të tjerë, madje edhe shumë,
Që thonë:"Ende ky gjallë"?

Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,
Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!
Kur gripi më ze, i ngrenë veshët
Dhe bëjnë sikur u vjen keq:"Vërtet i sëmurë"?

Dritëro Agolli”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013357162475586
array(1) { ["section"]=> string(91) "para-se-te-ikte-driteroi-i-madh-shkroi-keta-qe-vdekjen-ma-ndjellin-jane-poetet-poezia-67637" }