Paralajmërimi: Do nisë konflikti mes Uashingtonit dhe Athinës, ARSYEJA janë shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 18:05 16-04-2018 Paralajmërimi: Do nisë konflikti mes Uashingtonit dhe Athinës, ARSYEJA janë shqiptarët Foto ilustruese

“Si mund të reflektojë situata e politikës globale në fatin e Shqipërisë?”- kështu e nis shkrimin e tij, avokati i njohur Spartak Ngjela.

Në shkrimin e publikuar në facebook, Ngjela tregon se si ndikon politika shqiptare në marrëdhëniet që vendi ka me ndërkombëtarët dhe politikat që ndërmerren. Teksa ka renditur konfliktet e interesit që Shqipëria ka me disa prej vendeve të Ballkanit dhe jo vetëm (mund t’i lexoni në shkrimin e mëposhtëm), Ngjela ka bërë një paralajmërim të rëndësishëm.

Ai shprehet se pritet të ketë një konflikt midis Uashingtonit dhe Athinës, dhe arsyeja janë pikërisht shqiptarët e Greqisë, pasi sipas Ngjelës ka një konflikt midis Amerikës dhe Rusisë në lidhje me identitetin shqiptar të shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni.
“Ky është një konflikt në lidhje të drejtpërdrejtë me politikën globale, Prandaj, edhe pse spikat të jetë prezent në shoqërinë shqiptare, ky do ta gjejë zgjidhjen në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane, e cila do të ecë sipas interesit të përbashkët shqiptaro - amerikan.”- shkruan Ngjela.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Shqipëria është sot në luftën që korrupsioni oligarkik kryeministror po bën kundër Reformës amerikano-gjermane për demokracinë liberale në Shqipëri.
Dhe kjo ishte e kuptueshme të ndodhte, por, këta të korruptuar, tani provohet se kërkuan që të mbështeteshin te autoritarizmi i Vladimir Pitunit, i cili me këtë teori, kërkon të minojnë demokracinë liberale në Europë. 
Korrupsioni kryeministror shqiptar sot është i rreshtuar në konfliktin global kundër demokracisë liberale.

l.
Libri i thellë i analizës politiko-historike të kohës sonë, shkruar nga Timothy Snyder, me titull "Rruga drejt Palirisë - Rusia, Europa, Amerika"; edhe pse u prit me pak skepticizëm në fillim, tani duket si i vërtetuar nga fakti aktual historik. 
Analiza e Snyder-it që autoritarizmi i kthyer në Rusi nga Vladimir Putini mbështetet te idetë fashiste për të përqëndruar pushtetin te oligarkët e pasur, tani quhet e vërtetuar.

Por Putini duhej të gjente aleatë kudo në Europë kundër demokracisë liberale: te nacionalistët, te oligarkët dhe të radikalët, për të mposhtur sistemin demokratik edhe brenda aleancës perëndimore.
Gjithçka duhej ngritur kundër demokracisë liberale e cila mbështetet te ligji, për të sjellë autoritarizmin me idenë se "demokracia liberale ka dështuar".

Putini, thotë Snyder-i, mbështet të filozofi rus, Ivan Ilyin, një nga intelektualët e famshëm, të cilin bolshevikët e deportuan jashtë Rusisë me anë të një anijeje mbushur me filozofë, në vitin 1922.

Si një adhurues i diasporës ruse, Ilyin, e adhuronte fashizmin italian, dhe hodhi idenë se një monark absolut në Rusi, do të ishte më i dobishëm se ligji dhe konstitucionalizimi. 
Në fakt kjo është edhe filozofia e Vladimir Pitunit sot, dhe sipas Snyder-it, pikërisht në lidhje me këtë filozofi, Putini kërkoi dhe po kërkon të mbështesë oligarkët e korrupsionit kudo.
Këtu e gjen veten sot dhe korrupsioni kryeministror shqiptar.

Po cila është gjendja shoqërore sot në Shqipëri, kur korrupsioni qeveritar shqiptar tenton drejt filozofisë së Pitunit?

ll.
Sot sigurisht që në rrafsh global ka një konflikt midis islamit radikal dhe Uashingtonit. Dhe kuptohet që politika ruse, njëlloj si dikur politika sovjetike, kërkon ta shfrytëzojë në favor të saj këtë. 
Këtu vjen e futet edhe Shqipëria.

Në Shqipëri popullsia është e përzierë se ka muslimanë dhe të krishterë, me përqindje të përafërta midis tyre. Por, në tre shekuj, qëkurse ka filluar në Shqipëri ndërrimi i fesë nga të krishterë në muslimsnë, nuk ka pasur kurrë konflikt fetar, ndonëse Beogradi dhe Athina, e, sidomos Beogradi ka dashur ta krijojë këtë konflikt duke financuar islamin radikal. Por, duke përjashtuar rebelimin islam të Haxhi Qamilit në vitin1914, dhe lëvizjen islame të Esat Toptanit, Beogradi nuk ia ka arritur që të krijojë më një mision radikal në Shqipëri edhe pse në fillim të viteve nëntëdhjetë shpresoi shumë të çifti Beisha-Gazidede dhe te një aradhë islamësh radikalë në SHIK, dhe nëpër xhamitë e financuara nga Beogradi.

Duke u nisur nga ky fakt dhe nga reaksioni antireformë i liderëve të korruptuar shqiptarë, politika amerikane ka qenë shumë e vëmendshme dhe prezente me logjistikë dhe me forcë politike, dhe e ka neutralizuar lëvizjen sporadike të islamit radikal në Shqipëri.
Kjo është arsyeja që korrupsion i lartë politik shqiptar nuk u afrua që të shfrytëzonte ato pak qëndra islamiko-radikale, duke mos përjashtuar këtu aktivitetin Rama me Erdoganin, në lidhje me rikonstruksionin e xhamive të mëdha. 
Por kjo është në fakt politikë, e cila, sipas analizës së Snyder-it, qëndron brenda linjës Putin - Erdogan kundër demokracisë liberale në Ballkan.

Ndërsa duhet pranuar se islami shqiptar është shumë i moderuar dhe sot përbën një vlerë të madhe kulturore në rrafsh botëror. 
Pikërisht ky fakt, e ka ngritur shumë personalitetin e shoqërisë shqiptare në Perëndim, sepse i ka goditur rëndë shpifjet antishqiptare të Beogradit dhe Athinës.

lll.
Kjo është tabloja që shpjegon efektin e korrupsionit shqiptar drejt Moskës; dhe sigurisht që me këtë arsye politike logjikohet edhe financimi rus kundrejt korrupsionit Berisha - Basha që ka filluar ndërkohë të hetohet në Uashington.

Por, tani që e arsyetuam sipas mendimit historiko-politik konfliktin global midis Rusisë dhe demokracisë liberale, na duhet të pyesim: cilat janë konfliktet që dallojnë sot dhe që spikasin për Shqipërinë në Ballkanin Perëndimor dhe që kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve si etni ballkanike?
Ato janë:

1. Ka një konflikt në Ballkanin Perëndimor midis sllavëve dhe shqiptarëve, sepse në tre shtete sllavë jetojnë rreth 2.5 milionë shqiptarë. Këta aktualisht janë të shkruar si shqiptarë, por, sipas studimit serioz amerikan dhe gjerman, në këto vende jetojnë edhe rreth 2 milionë shqiptarë të tjerë të vetëdeklaruar si sllavë nga represioni njëqindvjeçar, të cilët sot, të inkurajuar nga aleanca shqiptaro - amerikane, kanë filluar të vetëdeklarohen shqiptarë, prandaj shpejt pritet të fillojë procesi i deklarimit në shqiptarë të ortodoksëve shqiptarë nëpër vendet sllavë të Ballkanit Perëndimor.

2. Ka një konflikt greko- shqiptar, sepse politika represive greke ka ushtruar genocid kundër epirotëve shqiptarë të Greqisë: çamëve dhe shqiptarëve të Janinës, Kosturit dhe Follorinës.
Ku ka pasur ndonjëherë epirotë grekë autoktonë! 
Të gjithë ata që flasin greqisht në Epir, janë të ardhur nga Anadolli për të mbushur pronat e shqiptarëve etnikë të dëbuar nga Epiri me genocid.

3. Ka një konflikt midis serbëve dhe shqiptarëve në lidhje me shtetin e Kosovës. 
Ky është një konflikt inekzistent, sepse shteti i Kosovës është vepër politike dhe moral-historike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

4. Ka një konflikt midis Amerikës dhe Rusisë në lidhje me identitetin shqiptar të shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni.
Ky është një konflikt në lidhje të drejtpërdrejtë me politikën globale, Prandaj, edhe pse spikat të jetë prezent në shoqërinë shqiptare, ky do ta gjejë zgjidhjen në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane, e cila do të ecë sipas interesit të përbashkët shqiptaro - amerikan.

A do të nisë një konflikt midis Uashingtonit dhe Athinës në lidhje me shqiptarët e Greqisë?
Kjo pritet për t'u parë, por logjika e arsyetimit të mësipërm të shtyn të mendosh se ai konflikt pritet të fillojë. Dhe sigurisht që do të jetë në favor të shqiptarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Berlin: Kërkuam mbështetjen e Gjermanisë në hapjen e negociatave për çlirimin e ekonomisë nga monopolet
Lindita Nikolla e thotë para të gjithëve: Jam krenare për veten (Për çfarë bëhet fjalë) »
Article Logic
Execution time: 0.025644063949585
array(1) { ["section"]=> string(91) "paralajmerimi-do-nise-konflikti-mes-uashingtonit-dhe-athines-arsyeja-jane-shqiptaret-117102" }