Paralajmërimi i avokatit: Kur Perëndimi të shohë të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët, do lebetitet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:21 25-09-2017 Paralajmërimi i avokatit: Kur Perëndimi të shohë të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët, do lebetitet

Në një shkrim ku ndalet tek vlerat e shqiptarëve dhe nënshtrimin që u bëhet atyre nga politika, avokati i njohur Spartak Ngjela ka vijuar akuzat e tij për politikanët shqiptarë.

Në postimin e tij në facëbook, Ngjela bën dhe një paralajmërim se kur Europa do të marrë vesh të gjithë historinë e Shqipërisë do të lebetitet. Më tej ai shton se kjo histori e shqiptarëve dhe Shqipërisë zbehet nga sjelljet jot ë denja të politikanëve shqipëtarë.

“Por i mërzitur për këtë është korrupsioni shqiptar i nivelit të lartë në Tiranë. Dhe sidomos Rama e Basha me marrëveshjen e tyre, sa qesharake aq dhe të ligë në kurriz të shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera Spartak Ngjela.

Më poshtë reagimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Në Parlamentin Europian nga data 11 deri në 14 shtator të këtij viti , u shpalos qartë "Borxhi që Europa i ka Shqipërisë" për aneksimin e territoreve të popullit më të vjetër të Ballkanit.

Kur panë historinë e vërtetë të shqiptarëve; mallëngjimi i anëtarësisë europiane kaloi në qarje.

Po ky është vetëm fillimi.

Unë e kam paralajmëruar këtë para disa muajsh me theks se: "kur Perëndimi të shohë të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët, ai do lebetitet".

Kështu ndodhi para disa ditësh, dhe kështu do të vijojë të

ndodhë.

Por i mërzitur për këtë është korrupsioni shqiptar i nivelit të lartë në Tiranë. Dhe sidomos Rama e Basha me marrëveshjen e tyre, sa qesharake aq dhe të ligë në kurriz të shqiptarëve.

I.

Siç shihet, Gjithçka po ecën drejt Arbërisë së bashkuar, vetëm kirrupsioni i lartë i politikës shqiptar është trembur.

Në fakt këta janë të gjithë ata që kanë shitur interesin kombëtar, të cilëve tani iu ka ardhur fundi.

Kanë ardhur në pushtet nga fqinjët.

Kanë shitur hapur interesin kombëtar.

Kanë refuzuar bombardimet kundrejt Jugosllavisë për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, etninë mbi dymijë vjeçare të Arbërisë.

Kanë penguar zhvillimin e Shqipërisë me çdo mjet.

Kanë krijuar destabilizimin e Shqipërisë me mbështetje nga Beogradi.

Kanë ndaluar investimet e shumëkombsheve dhe kompanive të mëdha amerikane- me i freskët anullimin i kontratës me gjigandin amerikan Gjeneral Elektrik, për hekurudhën Tiranë - Durrës.

Kanë mbështetur islamizmin radikal me imamët e blerë, si kërkesë e Beogradit.

Kanë firmosur kontratë aneksimi të territorit në favor të Greqisë, për detin, në gjirin e Sarandës, sepse ajo është një sipërfaqe naftëmbajtëse.

Nuk kanë bërë betejë diplomatike për gjuhën shqipe në Maqedoni dhe në Greqi.

Kanë fshehur historinë e Arbërisë në tekstet shkollore.

ll.

Nga e gjithë kjo lëvizje pro shqiptare në institucionet ndërkombëtare, vetëm Tirana zyrtare hesht.

Hesht se është e shitur, dhe prandaj kërkon që të bllokojë Reformën në Drejtësi.

Ka disa ditë që gjithë reaksioni grek është hedhur kundër Reformës në Drejtësi dhe në mbrojtje të korrupsionit shqiptar.

Këta theksojnë mbrojtjen e korrupsionit, duke vënë në dukje se "elita e pakorruptuar që do të vijë në drejtimin e Shqipërisë, do të mbrojë interesin kombëtar, dhe shqiptarët kudo që të jenë".

Po le ta dijë mirë reaksioni grek: të gjjthë këtë elitë politike, deri në mars të vitit 2018, nuk do ta shihni më.

Elita e re shqiptare do të jetë më tharm të plotë patriotik.

E mira është që këta uzurpatorë antishqiptarë që drejtojnë sot të japin dorëheqjen sa më shpejt që të jetë e mundur, se kjo do të ndodhë. Asnjë marrëveshje për të ndaluar Reformën antikorrupsion në Shqipëri, nuk mund t'i rezistojë dot progresit perëndimor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03059196472168
array(1) { ["section"]=> string(108) "paralajmerimi-i-avokatit-kur-perendimi-te-shohe-te-verteten-per-shqiperine-dhe-shqiptaret-do-lebetitet-93630" }